52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryetares së Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara.
Hoti u shpreh se Majlinda Cara ka një mal me dosje në SPAK për disa vepra penale si shpërdorim detyre, abuzime me tenderët apo dhe grabitje të pronës.
Deputetja tha se Kurbini është në varfëri të skajshme dhe Rilindja është aq e pangopur për para sa u janë errur sytë dhe u marrin qytetarëve edhe qindarkën e fundit.
Hoti nënvizoi se PD do të vazhdojë të denoncojë shkeljet derisa Cara të japë llogari para drejtësisë.
“Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderët e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.
Jam sot këtu si deputete e qarkut Lezhë, që t’u kërkoj institucioneve të drejtësisë të veprojnë pa humbur kohë. Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon te qytetarët e Kurbinit. Ndërsa dosjet flenë nëpër sirtarët e SPAK-ut, janë qytetarët e Kurbinit që çdo ditë paguajnë faturat e korrupsionit të Majlinda Carës dhe një sekti rreth saj.
E përsëris, mbi Majlinda Carën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, abuzimet me fondin e rindërtimit, tenderët që i komandon, deri në përfshirje për grabitjen e pronave të qytetarëve.
Në qoftë se institucionet do të vepronin, ajo sot nuk do të ishte në karrigen e kryetares së bashkisë, por do të ishte në karrigen e së pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.
Koha është tani, çdo ditë që kalon është vonë.
Meqenëse mëkëmbësi i saj Edi Rama, nuk ka informacion, po njoftojmë se po i hahen kumbulla pas shpine.
Meqenëse ai nuk “e fal” korrupsionin, po i themi që Bashkia Kurbinit është kthyer në vatër abuzimi.
Kurbini është në varfëri të skajshme dhe Rilindja është aq e pangopur për para sa u janë errur sytë dhe u marrin edhe qindarkën e fundit.
Nëse drejtësia do të vepronte sot Majlinda Cara nuk do të drejtonte bashkinë e vjedhjes.
Shqipëria ndodhet në kthetrat e diktaturës, është detyrë e çdo qytetari dhe e opozitës t’i dalë përballë këtij regjimi, e cila ka kapur çdo institucion.
Propaganda dhe manipulimi që u bëhet qytetarëve duhet të marrë fund.
Partia Demokratike, unë si deputete e Qarkut Lezhë, do të vijojmë të bëjmë publike çdo shkelje të Majlinda Carës derisa ajo të japë llogari para drejtësisë se ku kanë shkuar paratë e kurbinasve të lënë në mëshirë të fatit”, tha Hoti./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, nga Durrës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, pas...
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses për Antikorrupsio...
] Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndodhet që prej dhjetorit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për gjyq...
Në një takim me banorët e moshës së tretë në Librazhd, Min...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi...
Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet ed...
Partia Socialiste dhe vetë kryeministri Edi Rama, që m...
Partia Demokratike prezantoi mbrëmjen e kësaj të premt...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka qëndr...
Ditën e martë teksa pritet që në Kuvend të zhvillohet sean...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmër...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dekl...
Në protestën e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, ku kë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, ka de...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...