E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kandidati për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka denoncuar për shantazh të qytetarëve kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Në një dalje për mediat ai ka thënë se ka marrë me qindra mesazhe dhe telefonata, si dhe nga biseda me dhjetëra të punësuar në administratë, se nga ana e kryetarit 8%-ësh dhe drejtuesve të institucioneve në Kukës u kërkohet plotësimi i formularëve, me të dhëna të mbrojtura, për emra të personave që do ta votojnë atë dhe partinë socialiste.
Deklarata e kandidatit për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati:
Të nderuar qytetarë të Kukësit dhe mbarë vendit!
Jam para jush për të denoncuar qëndrimet antidemokratike nga ana e kryetarit 8% të Bashkisë tonë, si dhe bandës së Taulant Ballës dhe Edi Ramës në Kukës.
Të gjendur në shkretëtirën e braktisjes, mllefin e urrejtjes ndaj tij dhe shpurës së injorancës moniste nga banorët e Kukësit, të ushqyer nga Diktatura e korrupsionit dhe krimit, të sëmurë nga ethet e humbjes së pushtetit të pamerituar, bashibozukët që nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur Kukësit janë lëshuar si hiena për t’u vrarë kuksianëve krenarinë.
Ka ditë dhe muaj që njeriu, i cili me paratë e vjedhura nga xhepat e qytetarëve të Kukësit, falë korrupsionit të tij galopant, po bën çmos për të dëmtuar në mënyrë palcore demokracinë nëpërmjët deformimit kriminal të votës.
Kam marrë me qindra mesazhe dhe telefonata, si dhe nga biseda me dhjetëra të punësuar në administratë, se nga ana e kryetarit 8% dhe drejtuesve të institucioneve në Kukës u kërkohet plotësimi i formularëve, me të dhëna të mbrojtura, për emra të personave që do ta votojnë atë dhe partinë socialiste.
Këto veprime bien ndesh hapur me liritë dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe janë në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.
Gjithashtu jam vënë në dijeni nga shumë punonjës kurajozë të administratës, nga mësues, mjekë dhe infermierë se formularët e patronazhimit kriminal janë kthyer mbrapsht bosh, pa asnjë shënim, duke mbrojtur me dinjitet figurën e qytetarit të lirë dhe duke përbuzur vasalitetin.
Kam mësuar gjithashtu se kanë filluar të tjetërsojnë në mënyrë kriminale listën e votuesve, ndaj gjej rastin t’u kërkoj punonjësve të zyrave të gjendjes civile: hiqni dorë sa më parë dhe mos u bëni kontigjent kriminal!
Jemi informuar gjithashtu se në shkelje të hapur të ligjeve të vendit, drejtuesit e institucioneve te Bashkise, deri në nivel shef sektosi si dhe të gjithë drejtuesit e dikastereve të tjera, kanë dorëzuar deklaratë dorëheqje pa datë, kjo si formë primitive e presionit ndaj tyre në rast humbjeje në zgjedhjet e 14 Majit.
Ka ditë dhe muaj që “ujku” i pushtetit absolut në Kukës është bërë “qingj” duke toleruar paligjshmerinë në këmbim të një grushti vota.
Ka kohë që flitet dhe pritet se thasët me para të krimit dhe korrupsionit do të derdhen për të manipuluar, blerë dhe shantazhuar votuesit kuksianë.
Megjithë këto përpjekje të dëshpëruara, jam i bindur se Kukësi do ta ndëshkojë rëndë këtë barrë të keqe dhe turpëruese, duke e hedhur në honet e harresës me datë 14 Maj.
Gjej rastin të falenderoj me mirënjohje për mbështetjen e pakursyer ndaj meje të gjithë intelektualët, punonjësit e ndershëm të administratës, mjekët, mësuesit, edukatoret, infermierët dhe gjithë qytetarët kurajozë të Kukësit që e kanë lënë në vetminë e madhe kajmekanin e Taulant Ballës në Kukës, dhe i garantoj se qëndrimet e tyre do të vlerësohën gjithmonë nga ana ime sot si kandidat e nesër si kryetar i Bashkisë.
Njëkohsisht paralajmëroj kryetarin 8% të komitetit dhe gjithë kriminelët patronazhistë se nuk do të kursej asgjë për t’iu dhënë vendin që meritoni para ligjit dhe historisë.
Inkurajoj gjithë demokratët, qytetarët e paparti dhe socialistët e ndershëm të Kukësit të përbuzin me neveri patronazhistët e “rilindjes” dhe kryetarit 8% të Kukësit, të mbajnë lart emrin dhe dinjitetin e lumjanit, hasjanit, goranit dhe malziasit duke mos u shantazhuar dhe duke e braktisur njëherë e mirë këtë model të turpshëm të qeverisjes së Kukësit.
Gjithashtu ju ftoj të gjithëve që me datë 11 Shkurt ora 12.00 të bëhemi bashkë në sheshin para Kryeministrisë për të protestuar ndaj vrasësve të demokracisë, pluralizmit dhe shpresës së shqipëtarëve!/CNA.al
Partia e Lirisë, ka akuzuar për mashtrim kryebashkiakun e ...
“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me...
Grupi i përçarësve të PD-së, vijon me publikimin e kandida...
Ish-kryeministri Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mënyrat se si do ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, i njohur më shum...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një dek...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, të cilin ditët e fundit e kemi pa...
Skandali McGonigal vijon të mbetet kryefjalë e ditëve të f...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas një shkëputje ...
Gazetari Ermal Mulosmani ka renditur dështimet e ish-k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e n...
Grupi i Enkelejd Alibeaj, ose siç njihet ndryshe, grup...
Deputetët e opozitës depozitojnë për herë të dytë në Kuven...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi "nxitjen e s...
Kreu i PL-së në një konferencë për mediat ka reaguar lidhu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...