“Irena Gjoka mbrohet nga Rama”/ Malltezi: KLGJ nuk vepron, Prokuroria fshihet pas gishtit
Jamarbër Malltezi e cilëson si politik vijimin e gjykimit ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupeve parlamentare tha se nuk është ende e qartë se kur do të zhvillohet seanca plenare pasi fillimisht duhet të kalojë etapa e nesërme.
Balla i shtriu edhe një herë dorën opozitës për të propozuar emrat e anëtarëve të Këshillit të Rregullores.
"Aty ndodh konsultimi, që një propozim të marrë jetë duhet propozuar, morëm iniciativën dhe ftuam opozitën. Që në krye të mbledhjes kryetari i Kuvendit i kërkoi opozitës që të propozonte emrat e anëtarëve të Këshillit të Rregullores sepse komisionet janë i vetmi vend ku mund të takohemi me opozitën.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri, të reflektojnë edhe momentin historik që kemi, nevojën për t’iu përqasur marrëveshjes për anëtarësimin në BE, që më në fund kemi një komision parlamentar për diasporën.
Kemi zhvilluar 2 seanca, në të tretin do të ngremë institucionet.
Nuk e kemi të qartë kur do të jetë seanca e radhës. Na duhet që brenda kësaj jave të shqyrtohen dekretet për qeverinë dhe programin, na duhet të kemi gati konferencën e kryetarëve për të diktuar kohën e debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër, që brenda kësaj jave të mbyllim proceset e tjera," u shpreh Balla.
Balla iu përgjigj edhe Bardhit, i cili tha se mbledhjet janë thirrur për tri ditë sikur vendi të ishte në emergjencë.
"Për një çështje si riorganizimi i Kuvendit nuk ndaj të njëjtin mendim.
Mendoj se sipas një tradite parlamentare e kemi ndryshuar me dakordësi dhe propozim të kryetarit të opozitës të asaj kohe ndryshuam rregulloren", tha ai.
Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar të PS-së iu përgjigj edhe akuzave për komisionet e kryesisht atë të Çështjeve Europiane. Balla tha se kaloi nga i dorës së dytë në parësor.
"Propozimi i Ramës është një ngritje e nivelit më të lartë të mundshëm të komisionit për çështjet europiane. Kur ka nisur ky komision 20 vjet më parë, ishte një komision ku anëtarësia nuk përllogaritej, ishte komision i dorës së dytë. Bëhet komisioni më i rëndësishëm. Ky komision duhet t’i takojë mazhorancës sipas modelit të Bundestagut," tha Balla.
Kreu i Grupit të PS-së foli edhe për rimarrjen e postit duke e cilësuar se është ajo që di të bëjë më mirë.
"Besoj që bashkë me ju dhe bashkë me të gjithë duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.
Kam bërë punë të shkëlqyer së bashku ne kryeministrin Rama edhe në postin e ministrit të Shtetit, por kjo është një detyrë që më pëlqen shumë", tha Taulant Balla./CNA
Jamarbër Malltezi e cilëson si politik vijimin e gjykimit ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjen e kryet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar një për një minis...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar edhe njëherë zgje...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Orest Berberi, ka denoncuar n...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një pronocim para gazetarëv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK-u, ...
Sot në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit PS do të mbledhë ...
Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ...
Ekspert i diplomacisë, Bujar Lybesha ngriti sot shqetësimi...
E hëna do të jetë nisja e një jave shumë intensive për Kuv...
Kreministri Edi Rama komentoi sot lidhur me Diellzën, Mini...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Sporti i shahut do të jetë pjesë e disiplinave të reja spo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel, lidh...
Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën e tij për politikan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...