web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero investime, kanë grabitur bashkinë

11 Prill 2025, 14:07, Politikë CNA

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero

Është prej 3 dekadash pjesë e Partisë Demokratike! Ka mbajtur një sërë postesh në nivel lokal, e sot vjen përpara shkodranëve si kandidat për deputet. Arben Lushaj, jurist në profesion, tregon për CNA rrugëtimin e tij politik.

“Unë jam Arben Lushaj. Aderoj në PD prej 30 vitesh, e kam filluar si anëtar grupseksioni, sekretar grupseksioni, më pas kryetar grupseksioni, anëtar i kryesisë së PD-së Shkodër, zëvendëskryetar i PD-së, anëtar i Këshillit Bashkiak po ashtu kam një karrierë të gjatë në institucionet shtetërore gjatë këtyre 30 viteve. Kjo eksperiencë e gjatë më ka bërë që të jem afër njerëzve dhe të aspiroj më gjatë në politikë në PD”.

Ideja e kandidimit erdhi sepse PD është e vetmja parti që zhvilloi garë brenda llojit siç janë primaret dhe aty unë dola i treti në Bashkinë Shkodër dhe sot jam pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së për këtë qark në zgjedhjet e 11 majit.

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero

I pyetur nëse e sheh si sfidë dyfishe faktin që është pjesë e listës së hapur, Lushaj përgjigjet:

“Absolutisht garën në listën e hapur nuk e shoh si sfidë. Jam shumë i nderuar që jam pjesë e kësaj liste. Është një ekip shumë i mirë me figura të njohura të Qarkut Shkodër, me njerëz të nderuar që kanë profesione nga më të ndryshmet dhe unë do të jap kontributin tim për të rrëzuar këtë pushtet”.

Teksa fushata ka ndezur zyrtarisht motorët, Lushaj ka nisur takimet intensive më terren. Problematikat aktuale lidhen me shpopullimin, mungesën e shpresës, harresën e të moshuarve dhe rritjen e taksave, për të cilën, sipas tij, PD ka një program gjithpërfshirës.

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero

“Problematika ka shumë të mëdha. Takoj pensionistë që nuk u mjafton as për ilaçe pensioni, takohem me familjarë ku një familje me dy anëtarë paguan 29 mijë lekë të vjetër faturën e ujit që nuk është aspak e përballueshme nga ana e tyre sepse kjo qeveri vetëm rrit çmimet dhe abuzon me taksat e shqiptarëve.

Programi i PD-së është një program shumë i mirë sepse në këto 34 vite PD ka treguar veten kur ka qenë në pushtet sepse i ka mbajtur të gjitha premtimet e saj. Është një program që prek qytetarët, rritje e pensioneve, ulje e çmimit të energjisë elektrike apo karburantit apo lehtësim i taksave. Programi i PD-së do të jetë në çdo familje të qytetarëve shqiptarë. PD me programin e saj do të ndikojë te çdo qytetar, çdo person që ka probleme për t’ia lehtësuar sepse nuk ka shqiptar që nuk ka shkuar në pikën e fundit të skamjes me këtë qeveri në këto 12 vite. Vetë shifrat flasin sepse në 10 vitet e fundit janë 1 milion shqiptarë të larguar jashtë shtetit duke mos pasur mundësi që të jetojnë në vendin e tyre”.

“Bashkinë Shkodër e di e gjithë Shqipëria si e fituan, mos të harrojmë se për 12 vite qeveria Rama ka sjellë zero investime në Shkodër. Në këto dy vite që po administrojnë Bashkinë Shkodër, gjithmonë një bashki e grabitur tashmë thonë se kemi sjellë miliona euro investime. Në fakt të gjithë e duam zhvillimin, por këto investime që po bën Bashkia Shkodër janë thjeshtë fasada. Është një kamion me tamponë të vendosur në rrugët e Shkodrës për biçikletat, e pastudiuar, duke krijuar shumë trafik në rrugët e Shkodrës dhe një kamion tjetër me polisterol duke veshur pallatet. Këto të gjitha janë projekte të paraardhësve të Benet bandës, këto janë të gjitha projekte të PD-së nga ato pak taksa që mblidhte Bashkia Shkodër u mundua për të investuar duke shtruar të gjitha rrugët e qytetit dhe njësive. Sot shohim shumë mirë propagandën që bën Benet banda ku edhe një muaj na ndajnë nga data 11 maj dhe po shohim se po bën fasadë për shtrim asfalti duke shkelur ligjin sepse këto janë të gjitha investime elektorale në prag të zgjedhjeve”.

Për qytetarët e qarkut Shkodër Lushaj ka një mesazh, të mos e braktisin vendin dhe të votojnë masivisht në datën 11 maj.

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero

“Për qytetarët është që të mos e braktisin datën 11 maj. Është deçizive për Shqipërinë. Të shkojmë masivisht të votojmë dhe ta largojmë këtë të keqe nga vendi ynë, ta largojmë sepse po e kaplon Shqipërinë dhe po e çon në tejskamje. E shpopulloi vendin. Këtu nuk lulëzon gjë tjetër, lulëzojnë vetëm kullat, pallatet e larta që i bën Rama me oligarkët e vet, lulëzon veç hajdutëria, veç krimi, lulëzojnë vetëm bandat dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë që të votojnë PD-në, të mos e braktisin datën e zgjedhjeve, të mos e nënvlerësojnë sepse është në dorën tonë që ta largojmë njëherë e mirë këtë klikë bolshevike nga pushteti”.

Por përse duhet votuar numri 1 dhe Arben Lushaj?

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Arben Lushaj: Rama zero

“Qytetarët shkodranë duhet të votojnë Arben Lushajn sepse unë fle në Shkodër me hallet e qytetarëve. Unë zgjohem me hallet e qytetarëve, unë do të jem sërish banor i Shkodrës, unë do t’i shërbej me përkushtim dhe me PO. Çfarë do të thotë PO? Do të thotë se unë zgjohem në mëngjes me të mirat dhe të këqijat e qytetit dhe fle në darkë me të mirat dhe të këqijat e qytetit, unë jetoj këtu në këtë qytet me qytetarët. Votën e kërkoj nga qytetarët sepse unë jetoj këtu, nuk jam jabanxhi që të vij një ditë në Shkodër dhe 6 të tjera të jetoj në Tiranë, këtë nuk do ta bëj kurrë sepse këtu jam rritur, këtu kam lindur. Këtu do të shërbej, këtu do të punoj me këta njerëz”.





Lajmet e fundit nga