Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Demokrati Dorjan Teliti e cilësoi sot situatën në vend si alarmante, teksa u ndal në mënyrën e menazhimit të buxhetit të shtetit.
I ftuar në “Syri Tv”, Teliti u shpreh se korrupsioni ka arritur nivele të tilla në Shqipëri, saqë 100% e buxhetit të shtetit është pjesë e vjedhjes.
Sipas Telitit është shqetësues fakti që paratë e shqiptarëve nuk po shkojnë në fushat e duhura, në një kohë kur opozita po përpiqet për të kundërtën.
“E kam dyfishuar buxhetin krahasuar me 10 vite më parë,” ka thënë kryeministri. Po mirë, a janë dyfishuar shërbimet që i jep ti qytetarëve krahasuar me 10 vite më parë? Ç'do të thotë të dyfishosh buxhetin? A do të thotë që i marr paratë shqiptarëve dy herë më shumë, apo jo? A është dyfishuar, përmirësuar të paktën dyfish jetesa ime? A ka më dyfish infrastrukturë në Shqipëri? A ka më dy herë më shumë shkolla, kopshte, çerdhe? A ka më dyfishin e pensioneve? Ka më dyfishin e pagave? Jo, në asnjë prej tyre nuk ka. Ku shkuan paratë? Me keqmenaxhim të punëve.
Se ky 200 milionë euroshi, në fund të fundit, është një pikë uji në oqeanin e madh të abuzimeve. Këtu, 200 milionë euro bëhet abuzim me një rrugë siç është Rruga e Arbërit. Në vitin 2018, kur Rruga e Arbërit është programuar përafërsisht 310-320 milionë euro, sot do të kapë shifrën e 600 milionë eurove, sepse s’ka lënë prapë tunelin. Kemi dyfishim të kostove të jetesës. Kemi shumëfishim të korrupsionit. Korrupsioni i tillë, siç është në Shqipëri, që vidhet me 100% të buxhetit të shtetit, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Jemi në një situatë alarmante, ku të paktat janë shifra që realisht janë dhe publike, siç është rasti i faturës së arbitrazhit, e cila tregon qartë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Pse largohen jashtë? Po sepse nuk kanë, ke nevojë për një shërbim spitalor, o duhet të kesh para, o duhet të kesh mik.
Të gjitha këto problematika, të marra bashkë, bëjnë situatën ku jemi sot, e cila vazhdon edhe për rendin e ditës, domethënë rendin e politikës të ditëve të fundit, ku arroganca arrin kulmin maksimal. Kemi tashmë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hequr pezullimin që u mor, rendin e pezullimit që u mor nga ana e pa paraprakisht përsa i përket Ballukut. Siç e ka thënë dhe avokati në intervistë të mëparshme, ne sot jemi në një paqartësi.
Me largimin jashtë, çdokush zgjidh hallin e vet. Ne këtu duhet të zgjidhim hallin e Shqipërisë, e cila zgjidh dhe hallin personal njëkohësisht. Populli do të marrë fatet e veta në dorë, që me çdo mjet demokratik, e përsëris, çdo mjet demokratik, revolta popullore, protesta të qëndrueshme, të vazhdueshme, do të detyrojnë qeverisjen aktuale të largohet.
Kemi përballë një kryeministër që nuk e ka problem shumë qëndresën qytetare, as numrat që zbarkojnë në sheshet e kryeqytetit. Ne i kemi parë reagimet që ka pasur vetë kryeministri në lidhje me protestat që janë zhvilluar nga Partia Demokratike dhe opozita.
Kauza jonë është për një Shqipëri normale, një Shqipëri që zhvillohet, një Shqipëri që ecën, që punëson, ndërkohë që kauza tjetër është një Shqipëri që punëson një grusht njerëzish, që vjedh paratë e buxhetit, që jep koncesione, që largon shqiptarët, e kështu me radhë. Këto janë batuta politike që ai shqetësohet. Gazi lotsjellës kriminal i përdorur ndaj protestës, dhjetëra mijëra protestuesve të opozitës, ishte thjesht një përgjigje ose një shembull i nervozizmit që ka kapluar mazhorancën aktuale.
Presim protesta masive, presim qëndresë. Opozita është e vendosur në objektivin e saj. Nuk ka rrugë tjetër, janë shteruar dhe janë ezauruar të gjitha opsionet e tjera të mundshme, të cilat do ishin normale për një vend demokratik që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, që është dialogu politik, i cili ndodh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku aty kuptohet që kemi një problematikë, hajde ta zgjidhim si zgjidhet problematika.
Në momentin që ezauron të gjitha këto hapësira, le të themi, për hapësirat institucionale, politike, atëherë dorë është, ta marrë populli dhe për çdo mjet demokratik të protestës. Brenda kontureve ligjore, demokratike, ne jam i bindur që me protesta të qëndrueshme do të arrijmë qëllimin tonë. Ne nuk po jetojmë në një vend demokratik”,-tha Teliti./CNA
Deputetja demokrate, Ina Zhupa është shprehur sot pushteti...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka qenë pjesë e forumit të Siguris...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklarat...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Endri Shabani, që ka marrë prej pak javësh detyrën e Avoka...
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë takimit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal pasdit...
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se e vetmja mënyrë për l...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një reagim ng...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të s...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën një vizitë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë, p...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në takimin me demokratët e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar ditën e so...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Dashnor Sulën, ish-depute...
Demokrati Enno Bozdo tha sot se në kushtet në të cilat ndo...
Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën në të cilë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...