Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me atentatin mafioz që i mori jetën krahut të djathtë të Emiljano Shullazit dhe la të plagosur shoferin e tij.
Këlliçi ka hedhur akuza në drejtim të ministres së Brendshme Albana Koçiu, e cila ditën e sotme deklaroi se Shqipëria tashmë është vend i sigurt, teksa ishte duke raportuar në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Deputeti shkruan se deklaratat e ministres dhe ngjarjet e sotme kriminale janë një paradoks. Këlliçi liston ngjarjet e fundit kriminale dhe shkon më tej kur deklaron se Koçiu duhet të kishte dhënë tashmë dorëheqjen dhe jo të mohojë realitetin.
"Gjendja e mohimit dhe siguria në kolaps!
Nuk kanë kaluar as 8 orë nga raportimi i Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes në Kuvend.
Në deklarimet e saj, ministrja demonstroi se ndodhej institucionalisht në gjendjen e mohimit të situatës së rënduar kriminale në vend.
Ajo tha se “policia nuk rri dot në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin”.
Më tej, ministrja u zgjat mbi një orë duke folur mbi monopatinat dhe rrezikshmërinë e tyre.
Në një paradoks makabër, në të njëjtën ditë pak orë më pas ndodhi ngjarja e rëndë e Rinasit e cila jo vetëm ka tronditur opinionin publik, por ka ngritur edhe pikëpyetje serioze sa i takon sigurisë kombëtare në aeroportin e vendit, si dhe integritetit të strukturës policore, duke marrë parasysh se një ndër viktimat e atentatit është punonjës i AMP-së, nën varësinë e Ministres së Brendshme!
Në kontekstin e një ndjenje të thellë pasigurie tek qytetarët, kriminalizimi të policisë në çdo nivel, infiltrimi të strukturave kriminale në kupolën e institucioneve ligjzbatuese, nuk është gjëndja e mohimit zgjidhja për problemet e rënda të sigurisë dhe as loja me figurinat, duke ndërruar shpesh fytyrën e Ministrit të Brendshëm por jo substancën, mënyrën e të konceptuarit të punës.
Një ministri që ndjek parimin e tmerrshëm kryeministror “të hanë kokat e njëri tjetrit”, nuk i ofron dot kurrë shqiptarëve sigurinë që meritojnë.
Ministrja e Brendshme duhej të kishte dhënë tashmë dorëheqjen. Çdo orë e saj në detyrë, është një rrezik më shumë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve", shkruan Këlliçi./CNA
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Një linjë e re u shtohet destinacioneve nga aeroporti “Nën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një mbled...
Presidenti i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendor...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një de...
Prokurori Vladimir Mara ndau sot detaje nga parashikimi pë...
Deputeti Erald Kapri hodhi sot akuza të forta ndaj ministr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të...
Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orien...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkoi sot që të respe...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën p...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, tha sot se opozita është hasu...
Kjo e martë është një ditë e ngjeshur punimesh për komisio...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka quajtur të turpshëm ven...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është shprehur ...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj e ka cilësuar teat...
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme ku PS mori t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...