Balla: Lidhja hekurudhore Porto Romano-Varna, në fazë konkretizimi për Shqipërinë dhe rajonin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot lidhur me vendimin e djeshëm për pezullimin nga Kuvendi për 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Bardhi e cilëson si një akt censure dhe thekson se këto veprime të mazhorancës janë thjesht e vetëm dëshmi se i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i plotë:
Mazhoranca socialiste po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë kryetarin e opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Cdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës./CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një de...
Prokurori Vladimir Mara ndau sot detaje nga parashikimi pë...
Deputeti Erald Kapri hodhi sot akuza të forta ndaj ministr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të...
Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orien...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkoi sot që të respe...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën p...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, tha sot se opozita është hasu...
Kjo e martë është një ditë e ngjeshur punimesh për komisio...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka quajtur të turpshëm ven...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është shprehur ...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj e ka cilësuar teat...
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme ku PS mori t...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka folur për SPAK dhe...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shpre...
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në një prononcim ng...
Gazetari Bledian Koka ka folur për zgjedhjet e pjesshme dh...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se humbja e 5 bas...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për zgjedhjet në 5 bash...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...