Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa ka komentuar miratimin e Ligjit për hapjen e dosjeve ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë lustracion.
Sipas tij, kjo është një alibi e Ramës, pasi me ligj çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit.
“Në fjalën e tij mbrëmë Edi Rama, nxori thelbin e çështjes. Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Ai përdori një amendament si alibi, por në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin. Ka tri praktika, një praktikë është hapja e dosjeve dhe secili shkon dhe njihet me dosjen e tij, praktikë gjermane kjo. Ekziston sot në Shqipëri me disa modifikime.
Ekziston një praktikë e dytë, e para nuk ka dekomunistizim, ka një praktikë tjetër, e cila është aplikuar në shumicën e vendeve ish-komuniste, që quhet praktika e lustracionit.
Kjo praktikë, të cilën Edi Rama e nxori se ishte armik i saj dhe kategorikisht kundër saj, kërkon që e tërë nomenklatura, e tërë policia sekrete, me oficerë dhe bashkëpunëtorë të të gjitha niveleve, dhe përveç kësaj, nomenklatura komuniste humbet të drejtën sipas këtij ligji, për t’u zgjedhur në forumet drejtuese apo për të marrë poste drejtuese. Kjo është praktika e lustracionit, e cila për herë të parë në vendet ish-komuniste është zbatuar nga Vaclav Havel, një njeri i respektuar. Se Edi Rama tha se është praktikë antieuropiane. Havel ka qenë dhe mbetet një promotor i evropeizmit të vendeve ish-komuniste.
Tani, unë kam këtu ligjin e vitit 2008. Ndiqeni pak nenin 26 të këtij ligji. E drejta për t’u njohur me dosjen personale. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale, me atë që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimit të ligjit. Asnjë kufizim pra. Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me ligj tek autoriteti shtetëror. Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij.
Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij”, është shprehur Berisha.
Sipas kreut të PD-së, hapja e debatit për dosjet është gjah shtrigash kundër Ilir Metës.
“Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do të kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme.
Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë.
Kështu që ne, kemi dorëzuar këtë ligj me disa ndryshime.
Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri.
Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë. Ato atakohen në gjykatë.
Se nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta, ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronën, për pasuritë private, për aktivitetet private. Nuk ka shtet në botë që bën diçka të tillë, përveç juntave”, ka thënë më tej Berisha./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftur se së shpejti do të...
Kryeministri Edi Rama vijon fushatën zgjedhore jozyrtare. ...
“Loja me historinë e I.M. është lojë Rama-Basha”. Kështu ...
Ilir Meta i PL-së ka komentuar edhe miratimin e projektlig...
Ilir Meta pasi iku nga Presidenca u rikthye në LSI, ndërro...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një konferënce për shtyp ka fo...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abst...
Një ditë pas miratimit nga Kuvendi për hapjen e dosjeve të...
Deputeti i Partisë demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe k...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka replikuar me kryeministri...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë...
Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi ka treguar arsyen p...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Deputeti i grupit përçarës të Alibeajt, Gazment Bardhi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankesës së depute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Tedi Blushi i Partisë së Lirisë së Ilir Metës ka reagu...
Në daljet e fundit publike, kryetari i Partisë Demokra...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, është pyetur nëse do të b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...