Përmendi minatorët e Spaçit/ Muçi i kthehet Tabakut: Në 8 vite në pushtet, PD nuk u miratoi as statusin
Deputeti i Lëvzjes Bashkë, Redi Muçi, ka kritikuar sot dep...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndarë sot disa mesazhe për deputetët mbi përdorimin e gjuhës në institucion.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Peleshi tha se gjuha politike nuk duhet të përdoret si armë ndaj përfaqësuesve të forcave kundërshtare, por të modelohet një retorikë me tendenca joarmiqësore dhe pa përçarje.
Peleshi bëri thirrje që diskutimet në Kuvend të vijojnë si në një mjedis normal, ku debati politik zhvillohet në normalitet dhe në liri të plotë fjale e veprimi politik, për sa kohë që nuk shkel në lirinë e tjetrit.
“Fjalët mund të ndriçojnë ose të errësojnë, të bashkojnë ose të ndajnë, të shërojnë ose të vrasin. 'Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen', thotë populli.
Kur ne vendosim gjuhën politike si armë, duke folur për kolegët tanë si armiq, ne kontribuojmë në një kulturë politike në të cilën dhuna, qoftë retorike apo fizike, bëhet opsion.
Në rastin më të keq, kultura që kemi lejuar të zhvillohet i kthen diferencat politike në kërcënim ekzistencial.
Qytetarët fillojnë t’i shohin ata që votojnë ndryshe jo si fqinj me prioritete të ndryshme, por si armiq që duhen mundur me çdo mjet të nevojshëm.
Kur institucione të respektuara si Parlamenti modelojnë retorikë përçarëse dhe armiqësore, këto tendenca përshpejtohen.
E si mund të mbijetojë demokracia kur qytetarët e shohin gjysmën tjetër të bashkëqytetarëve të tyre si pjesëmarrës të paligjshëm në jetën demokratike?
E megjithatë, ky është pikërisht botëkuptimi që ne kultivojmë kur angazhohemi në retorikë ndarëse dhe kur e trajtojmë kompromisin dhe konsensusin si tradhti.
Ne nuk mund të vazhdojmë në rrugën ku jemi, duke kontribuar në polarizimin dhe fragmentimin e shoqërisë sonë.
Duhet të njohim përgjegjësinë dhe mundësinë tonë unike për të modeluar një shoqëri më të mirë.
Demokracia e fuqishme kërkon debat të fuqishëm. Por fuqia nuk duhet të përmbajë dhunë. Opozitarizmi nuk duhet të përjashtojë respektin. Devotshmëria ndaj partisë nuk duhet të matet me aftësinë për sulme personale.
Ne mund të mos biem dakord me forcë, ndërkohë që pranojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike.
Ne mund të kritikojmë ashpër politikat apo projektligjet, ndërkohë që tregojmë mirësjellje ndaj atyre që i propozojnë ato.
Ne mund t’i mbajmë të forta bindjet tona, ndërkohë që mbetemi të hapur për t’u bindur nga dëshmitë dhe argumentet.
Askush nuk humbi politikisht nga seanca e fundit:
Opozita mori kohën që i takon, çdo deputet, pavarësisht partisë që përfaqëson, pati mundësi të flasë në çdo pikë të rendit të ditës.
Institucionet e pavarura patën mundësi të raportojnë e t’u përgjigjen pyetjeve.
Deputetët patën mundësi të bëjnë komentet e tyre mbi përgjigjet.
Pra, një hapësirë normale politike e demokracie.
Unë ju ftoj të krijojmë së bashku pikërisht këtë mjedis normal, ku debati politik zhvillohet në normalitet dhe në liri të plotë fjale e veprimi politik, për sa kohë që nuk shkel në lirinë e tjetrit”,-tha Peleshi./CNA
Deputeti i Lëvzjes Bashkë, Redi Muçi, ka kritikuar sot dep...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk e ka p...
Ish-ushtari i Lulzim Bashës, që ka mbetur pa asnjë funksio...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizo...
Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Belind Kël...
Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar sot të jetë shprehur ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se votim...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuve...
Sot Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e kr...
Me 79 vota kundër është rrëzuar kërkesa e opozitës për shk...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka marrë fjalën në sean...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Deputeti Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend ka dalë...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Kryeministri Edi Rama tha se bashkëpunimi rajonal është rr...
Kryeministri Edi Rama tha në Forumin e Paqes në Paris se n...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me moderatorin italia...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, ka ndarë sot qëndrimin e tij ...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në ...
Këtë të enjte, para nisjes së seancës plenare në Kuvend u ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...