web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazment Bardhi paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar: Do ta shikoni

14 Nëntor 2023, 14:36, Politikë CNA
Gazment Bardhi paralajmëron përshkallëzim të aksionit
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së demokratëve, ka paralajmëruar se opozita do të vijojë me aksionin e saj për të mos lejuar punimet normale në Kuvend.  

Sfida jonë e radhës për të treguar anormalitetin ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin do të jetë seanca 2-ditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë dhe jo buxhetit në ndihmë të qytetarëve shqiptarë. Kur të jetë momenti për të kaluar në atë fazë të jeni të sigurt që nuk do t’ua mbajmë të fshehtë. Jemi gati për të shkuar në çdo akt përfshirë edhe aktet që ju përmendni dhe ditë pas dite do të mësoni përshkallëzimin e aksionit të opozitës në Parlament.” – tha Bardhi.

Po ashtu Bardhi tha se qëllimi i demokratëve është që parlamenti të funksionojë sipas kushtetutës dhe ndaj opozita ka kërkuar disa komisone hetimore të cilat janë refuzuar nga mazhoranca.

Duam që Parlamenti të mos jetë në anormalitet. Duam që Parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës, jo si një favor ndaj opozitës por si një e drejtë ndaj deputetëve të opozitës. Ne duam të hetojmë kontratat në sektorin e shëndetësisë që fondet të shkojnë për qytetarët dhe jo në xhepat të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës. Ne duam të hetojmë vjedhjen e të dhënat e TIMS-it që të çojmë para drejtësisë ata që bëjnë ndërhyrje të tilla për të fshehur të dhënat që provojnë lidhjet kriminale mes eksponentëve të qeverisë, dhe familjarëve të tyre me kriminele. Këto janë të drejta kushtetuese të opozitës dhe ne jemi të vendosur për t’i mbrojtur”- u shpreh ai.

Bardhi nuk la pa përmendur edhe Lulzim Bashën për të cilin tha se nuk e di nëse është i pozicionuar krah opozitës apo jo. Ai tha se e ka parë Bashën vetën ditën kur vraponte kur duheshin votat në seancë të ligjit të çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Gjykatës Kushtetuese dhe nga ajo ditë e ka humbur nga vështrimi./CNA

 





Lajmet e fundit nga