web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e PD-së / Kush po e pengon regjistrimin e aktit të gjykatës

16 Janar 2023, 13:52, Politikë CNA
Çështja e PD-së / Kush po e pengon regjistrimin e aktit të
Selia e PD, foto ilustruese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se është kryeministri Edi Rama ai që po ndalon regjistrimin e aktit të gjykatës në regjistrin e partive politike.

Berisha thekson se çështja e regjistrimit nuk është më një problem gjykate, por një problem që sipas tij mban emrin e Ramës.

“Por çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Edi Rama është ai që ndalon regjistrimin e aktit të gjykatës në regjistrin e partive politike, në një akt antidemokratik dhe diktatorial.

Është vetëm Edi Rama ai që nuk lejon me një kancelar, me një sekretare, që ka detyrë absolutisht ligjore, të çojë aktin në regjistër. Kjo është e vërteta. Pra, nuk është problem gjykate, është problem Edi Rame.

Është problem i atij, që ka ndaj pluralizmit politik të njëjtat armiqësore si i ati i tij, i cili si xhelat, firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit që shprehej për të drejtat e njeriut”, është shprehur Berisha.

Më tej, kryetari i PD-së deklaron se kemi të bëjmë me një urdhër stalinist të Ramës, i cili nuk do që kjo parti të regjistrohet.

Pra, kemi të bëjmë me një urdhër stalinist të Edi Ramës, që nuk do që kjo parti të regjistrohet. E them këtë se konstatoj konfuzion në media.

Por media dhe qytetarët duhet t’i përmbahen të vërtetës.

Po kaq i shëmtuar bëhet akti i bashkëngjitjes për palë të atyre që kurrë nuk ishin palë. Të keqpërdorur nga Edi Rama.

Në çdo proces gjyqësor, palë janë ato që paraqesin pretendime në sallën e gjyqit.

Në rastin e PD-së, çdo qytetar që kishte dyshimin më të vogël për këtë vendim gjykate, ka të drejtë të hapë proces gjyqësor, por kurrë të bëhet palë. Palë në atë vendim jemi vetëm ne, dhe ne kemi të drejtë të apelojmë. Por askush tjetër mbi tokë, përveçse në drejtësinë e Edi Ramës.

Përdor një të keqpërdorur, një të keqshfrytëzuar në shkallën ekstreme, në mënyrën më të pamëshirë, duke shkelmuar mbi të, dhe e urdhëron të bëhet palë. Se në këtë mënyrë mund të prishet çdo proces gjyqësor në tokë”, ka thënë Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga