GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një intervistë ekskluzive për CNA TV, i ka bërë thirrje opozitës që të bëhen bashkë në Kuvend dhe të votojnë ligjin për aministinë e të burgosurve.
Sipas ministrit, janë afërsisht 700 të dënuar që përfitojnë nga kjo amnisti dhe do duhej t'i kishin kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, dhe se këta të fundit nuk duhet kurrsesi të rrinë peng të një axhende politike të caktuar.
"Ne e dorëzuam në Kuvendin e Shqipërisë para Vitit të Ri draftin në Këshillin e Ministrave. Tani fjalën e ka Kuvendi i Shqipërisë sepse që të kalojë amnistia duhen 84 vota, pra edhe vota e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça që me fillimin e komisionit të ri parlamentar që fillon pas pak ditësh, t'ju bëj një thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të parlamentit të Shqipërisë, të pozitës dhe opozitës që të bëhen bashkë ta votojnë ligjin për amnisti. Unë e kuptoj shumë mirë që opozita ka axhendën e vet politike, por duhet gjetur një moment që të bashkojë votat me mazhorancën e ta kalojmë ligjin e amnistisë. Sepse janë afërsisht 700 të dënuar që përfitojnë nga kjo amnisti dhe do duhej t'i kishin kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, dhe nuk duhet kurrsesi të rrinë peng të një axhende politike të caktuar", u shpreh Manja.
Manja i ftoi deputetët e opozitës që të votojnë ligjin e amnistisë, sepse dhe ata marrin sensibilitet nga zonat e tyre, pastaj ta vazhdojnë axhendën e tyre politike.
"Nuk i pengon ligji i amnistisë. Madje, po e them për herë të parë, si ministër i drejtësisë, amnisti ka pasur e do të ketë, shumë nga deputetët e opozitës më nxitin 'ministër kur do ta sjellësh ligjin e amnistisë në parlament'. Dhe në kohën kur ne e çojmë në parlament, thonë 'jo ne kemi axhendë politike'. Kam biseduar shpesh me kolegë të opozitës 'kthehuni 5 min e votoni ligjin e amnistisë, të shkojnë 700 të dënuar në shtëpi. Sepse është arritur qëllimi i dënimit.' Nuk kanë pse vazhdojnë të jenë më në burg, sepse edhe dënimi ka qëllimet e veta, është rehabilitimi dhe riintegrimi i njerëzve në shoqëri, por edhe lehtësimi i sistemit nga mbipopullimi. Unë jam besimplotë se me fillimin e sesionit parlamentar edhe kolegë të opozitës do vijnë ta votojnë amnistinë. Nuk kanë pse ta mbajnë peng amnistinë për shkak të axhendave politike", u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se të gjithë ligjvënësit duhet të sensibilizohen për kategoritë që përfitojnë nga amnistia.
"E shfrytëzoj këtë moment t'u bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për një moment të caktuar. Janë pjesë jona dhe këta që janë sot në institucionet e vuajtjes së dënimit. Në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë rënë në konflikt me ligjin penal, kanë marrë një vendim nga drejtësia, dhe kanë vuajtur shumicën e dënimit. Nuk do t'i mbajmë përjetësisht, por t'i japim një mundësi që nëpërmjet amnistisë, të bashkohen me familjet e tyre përpara vuajtjes së plotë të dënimit. Është humane kjo. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbi të gjitha janë të mandatuar nga populli dhe janë për të qarë edhe këto halle. Nuk janë thjesht për të ngritur dorën aty, por dhe të reflektojnë sensibilitet të kësaj kategorie që sot janë duke vuajtur dënimin", u shpreh Manja. /CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar G...
Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur...
Ditën e nesërme në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij para m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat teksa u py...
Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, M...
Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka reaguar përmes nj...
Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike, Flamur ...
Partia Demokratike njoftoi sot se ka bërë kallëzim pen...
Lul Basha është bërë trim. Sot gjumashi dhe ekselenti...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë analizë...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ë...
I qetë, i vendosur, u shfaq kryeministri Edi Rama para...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, ...
Pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, kryeministri Ed...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi ...
Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin e deputetit ish-z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...