web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180 nene të projektligjit

7 Mars 2024, 10:55, Politikë CNA

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180

Mes zhurmës dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita, mazhoranca ka votuar projektligjet e vetme.

Por teksa votohej projektligji për burimet ujore, është vënë re se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, miratonte nen për nen edhe kur deputetët e mazhorancës nuk votonin.

Ky projektligj me 180 nene për të miratuar duket se ka mërzitur socialistët, të cilët kanë ulur kartonët dhe nuk kanë marrë pjesë në votim.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, disa deputetë dhe ministra shihen duke “lundruar” në telefon, disa të tjerë duke biseduar me njëri-tjetrin e disa duke parë opozitën.

Megjithatë, pavarësisht se deputetët e ministrat nuk votuan çdo nen, Felaj miratoi nen për nen dhe i përsëriti disa herë opozitës se mazhoranca e plotëson kuorumin edhe pa ta./ CNA

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180

Deputetët e PS-së, me kartonë ulur/ Felaj nuk pyet, miraton 180





Lajmet e fundit nga