Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, se shpenzon rreth 240 milionë euro në vit me tenderë.
Ajo theksoi se Agolli shfrytëzon postin për tenderë klientelistë dhe përdorim të fondeve publike.
Deklarata e plotë:
Dritan Agolli, ish-drejtor i Ubanistikës, më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish-anëtar i Bordit të UKT, prej shkurt 2019 mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpenzon rreth 240 milionë euro në vit me tenderë, etj.
Përveç shkeljeve të konstatuara nga KLSH-ja për punime të pakryera dhe shkelje të afateve në zbatimin e kontratave lidhur me procesin e rindërtimit dhe jo vetëm, Agolli është cituar si emër i cili përveç tenderëve klientelistë ka shfrytëzuar postin për përdorimin e fondeve publike në favor të familjarëve dhe miqve.
Kështu:
1. Në 21 mars 2019 kompania në pronësi të Dritan Agollit, Magnum Opus Group SHPK, ka lidhur kontratë me UKT Tiranë në vlerën 178 milion lekë. Pjesë e kontraktorit edhe kompania Goldsmath shpk,ku pronare ka qenë edhe bashkëshortja e Dritan Agollit deri 25 janar 2020.
2. Dritan Agolli edhe pse zyrtar i lartë, ka përfituar pagesa në favor të kompanisë në të cilën është pronar.
Magnum Opus Group shpk ka përfituar para si konsulent për projekte shtetërore konkretisht:
2.1 Hartimi i biznes planit strategjik 5 vjeçar, të autoritetit shtetëror për informacionin gjeo hapsinor, organizuar nga kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group, ku morën pjesë Autoriteti Hartografik Norvegjez, donatorët e projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeo-hapsinore dhe ASIG.
2.2 Projekti FLED (2018-2030) i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që po zbaton projektin “Për Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve, Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze me anë të Agjencisë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar(Sida), e cila po mbështet Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve.
Kompania e Dritan Agollit, “Magnum Opus Group” sh.p.k. (MOG), luan rolin e ekspertit për këtë projekt.
2.3 “Plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimaterike 2020-2030, ku përfshihen shumë institucione shtetërore, ministri, FSHZH drejtuar nga Dritan Agolli si dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar së bashku me Magnum Opus Group kompaninë me pronar Dritan Agollin.
2.4 “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve” hartuar (2022) për 2020 – 2030, i hartuar nga Agjencia Suedeze e Kimikateve dhe kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group shpk një platformë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me mbështetje të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).
2.5 Kompania e Agollit Magnum Opus Group shpk gjatë periudhës 2020 – 2021 përfitoi 21.8 milion lekë nga Aparati i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm si rimbursim tvsh për projektet e kryera.
Në 2022 SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin lidhur me një tender të anuluar me objekt: “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal, duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave” për të cilin FSHZH shpalli fitues kundrejt vlerës 400 mijë euro shefin e kuzhinës të lidhur me lokalin e të birit të Agollit të denoncuar më parë nga PD.
Kështu drejtojnë institucionet drejtorët e Ramës të cilët kujdesen për lulëzimin e bizneseve personale madje edhe familjare, duke shfrytëzuar pushtetin e duke shtrirë tentakulat e gllabërimit të parave nëpërmjet kontratave e projekteve afatgjata, mundësisht në çdo sektor publik. Ligji në këndvështrimin e tyre nuk ekziston aq kohë sa për ta nuk ka asnjë penalitet./CNA
Të hënën do të mblidhet komisioni hetimor për Shëndetësinë...
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur N...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muç...
Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike, ka nisur pun...
Gjatë intervistës së mbrëmjes së djeshme në emisionin ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët bektas...
Në seancën plenare të së enjtes, deputetja e Partisë D...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë takimi...
Deputeti Dashnor Sula ka shkuar sot në Kuvend me dy do...
Ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ball...
Lul Bashës këtë të enjte iu prish gjumi i bukurisë. D...
Ndryshe nga seancat e tjera, në seancën e sotme plenar...
Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjasht...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar ...
Lulzim Basha, gjumashi i opozitës, është zgjuar i grindur ...
Lulzim Bashën nuk e zë vendi. Gjatë seancës plenare ai ka ...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, "përpëlitet" sot ...
Deputeti Erion Braçe është përplasur ashpër në Parlament m...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ironizoi Lulzim Ba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...