EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, u shpreh në një deklaratë për mediat duke iu referuar OBSH-së se Tirana është ndër qytetet më të ndotura në Evropë.
Ai theksoi në fjalën e tij se grimcat e rrezikshme janë 2.5 herë më të larta dhe përgjegjëse për një sërë sëmundjesh te fëmijët.
Deklarata e plotë:
Një tjetër alarm për gjendjen katastrofale të ajrit në Tiranë dhe në Shqipëri, vjen nga matjet e sapopublikuara të Organizatës zvicerane IQAir. Ajo konstaton se në vendin tonë përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër është 3 herë më i lartë se norma që sugjeron OBSH.
Me gjithë shqetësimet e ngritura në mënyrë të përsëritur, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.
Rezultati është ky që shohim e thithim përditë në ajër dhe që nga viti në vit ka përkeqësim. E tregon dhe tabela.
Në vitin 2021 niveli i grimcave të rrezikshme ishte 12,5 mikrogramë, pra 2.5 herë më e lartë. Një vit më vonë rritet edhe më shumë, duke kapur 14.5. Dhe vijmë te matja e fundit për vitin 2023, me 16.7, ku tejkalohet me 3 herë kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Krejt ndryshe është, për shembull, Kroacia, ku sipas këtij raporti, niveli i ndotjes është reduktuar me 40 për qind.
PM2.5, siç emërtohet përqendrimi i këtyre grimcave, është përgjegjës për shume sëmundje, si astma, kanceri, goditjet në tru, prekja e mushkërive dhe ndikon edhe në zhvillimin e fëmijëve.
Shëndeti, cilësia e jetës dhe ajri që thithin qytetarët, nuk janë prioritet për qeverinë e për kryebashkiakun.
Për ta, pasurimi, privilegjet, vrapi pas parave, propaganda, janë shqetësimi kryesor.
Kam një pyetje për këdo që na ndjek. A keni sot një të afërm që vuan nga alergjitë, nga prekja e mushkërive, nga tumoret, apo fëmijë që shfaqin probleme me zhvillimin?
Ajri i ndotur, që ndotet çdo vit e më shumë, është një nga shkaqet kryesore. Po çfarë po bëjnë autoritetet për këtë. Asgjë, përkundrazi, po ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Ju e shihni këtë te makineritë e rënda që janë shtuar, te betonieret, te ndërtimi në çdo skaj, te fabrikat qe nuk respektojnë standardet.
Duhet të kuptojmë se pse qeveritarët tanë nuk e kanë shqetësim ndotjen. Janë gjatë gjithë ditës ose në zyra luksoze, ose në makina po aq luksoze, ose në vilat e tyre milionëshe në periferi ose bregdet, ku ndotja është larg normave të kryeqytetit e të zonave me banim të dendur.
Shqipëria është sot vendi më i ndotur në Evropë dhe këtë nuk e shpëlan dot asnjë propagandë, asnjë samit, asnjë pemë që mbillet për publicitet dhe asnjë pyll orbital që nuk ekziston.
Qeveria dhe politikat e saj të mjedisit janë shkaktare të ndotjes dhe askush tjetër. Që të pastrohet ajri dhe mjedisi, duhet pastruar vendi nga kjo qeveri./CNA

Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike, ka nisur pun...
Gjatë intervistës së mbrëmjes së djeshme në emisionin ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët bektas...
Në seancën plenare të së enjtes, deputetja e Partisë D...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë takimi...
Deputeti Dashnor Sula ka shkuar sot në Kuvend me dy do...
Ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ball...
Lul Bashës këtë të enjte iu prish gjumi i bukurisë. D...
Ndryshe nga seancat e tjera, në seancën e sotme plenar...
Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjasht...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar ...
Lulzim Basha, gjumashi i opozitës, është zgjuar i grindur ...
Lulzim Bashën nuk e zë vendi. Gjatë seancës plenare ai ka ...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, "përpëlitet" sot ...
Deputeti Erion Braçe është përplasur ashpër në Parlament m...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ironizoi Lulzim Ba...
Nënkryetari i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj, u shpr...
Kreu i PD-së së Vulës, Lulzim Basha, është sot pjesë e...
Pak më parë ka nisur seanca plenare në qetësi. Sapo kryepa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...