Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Zëdhënësja për korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se në Lezhë, kryetari i Këshillit të Qarkut, Agron Ivani, ka vepruar në shkelje të ligjit duke miratuar leje ndërtimi në ishull Shëngjin.
Vangjeli, në deklaratën e saj, ka renditur me pika të gjitha shkeljet duke publikuar edhe dokumente, ndërsa thekson se në këto veprime antiligjore të kryetarit të Këshillit të Qarkut kanë bashkëpunuar edhe Bashkia Lezhë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe Prokuroria.

Deklarata e plotë e zëdhënëses për korrupsionin në PD, Genta Vangjeli:
Kryetari i këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani, me anë të vendimit të tij nr.8, datë 19 maj 2023 ka miratuar leje ndërtimi (shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues), sipas vendimit të KRRT-së qarku Lezhë nr.24, datë 31 mars të vitit 2009, me objekt:
“Objekt banimi dhe shërbimi 1, 8, 9, 10 kate me një kat parkim nëntokë në ishull Shëngjin Lezhë”.
Afati i kësaj leje ndërtimi është deri më 31 maj 2028.


Përveç faktit që investitori sipas kësaj lejeje është një subjekt i cili ka deklaruar një kapital 10 mijë lekë dhe ka vetëm 3 vite aktivitet tregtar aktiv, pa publikuar asnjë bilanc në QKB, përmes kësaj lejeje lëshuar nga Këshilli i Qarkut, nënshkruar nga Agron Ivani dhe specialisti i planifikimit Ferdinand Ndoj është vepruar në kundërshtim me nenet 27, 40, 59 të ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
Leja e ndërtimit, dt. 13. 05. 2023 e Këshillit të Qarkut Lezhë për ’Shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues’ është e paligjshme për disa arsye:
1- Dispozitat kalimtare të Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’ (legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 1 përcakton se ”Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i zbatimit të punimeve, përcaktuar në formularin e lejes përkatëse, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, shtyrja e afatit mund të kryhet nga autoriteti përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit, me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vjet nga data e miratimit të lejes së ndërtimit dhe subjekti të ketë paguar paraprakisht penalitetet e parashikuara nga neni 52, i ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.
Leja origjinale është e dt. 31. 03. 2009, pra më shumë se 10 vjet.
2- Neni 40 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’
(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 6 përcakton se ”Për punimet e filluara prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe ende të papërfunduara, sipas projektit të miratuar, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejes së ndërtimit përcakton mënyrën e ndërtimit të detyruar ose vendos prishjen apo konfiskimin e ndërtimit”.
Neni 59 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’
(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 4 përcakton se ”Zgjatja e afatit të lejes dhe ndryshimi i subjektit zbatues për lejet e ndërtimit të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kryhen sipas përcaktimeve të këtij ligji”.
Dhe neni 27 ‘Autoritetet përgjegjëse’, përcakton se “Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit janë: 1. Këshilli Kombëtar i Territorit. 2. kryetari i bashkisë.” dhe në asnjë rast Këshilli i Qarkut.
Pra, Këshilli i Qarkut ka kryer funksione që u përkasin autoriteteve të tjera të zhvillimit.
Këto veprime antiligjore të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë sigurisht nuk kryhen pa u vënë re nga institucionet e tjera ligjzbatuese, por pjesë e kësaj skeme antiligjore dhe ndarjes së parave janë sigurisht edhe Bashkia e Lezhës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria.
Me bekimin e tyre, lejohet të shkelet ligji me të dyja këmbët, duke ndërtuar godina shumëkatëshe në Shëngjin, e duke zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm.
Por nuk mbaron këtu, pasi përfundon ndërtimi me dokumente tërësisht antiligjore, objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.
Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudobiznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje.
Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati…. /CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një int...
Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti p...
Ditmir Bushati e nis sezonin e ri të podakastit që dre...
Deputetja Jorida Tabaku ka ngritur një tjetër shqetësim mb...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reaguar ...
Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS, Da...
Kordinatori Rajonit të Tiranës Klevis Balliu ka denoncuar ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryemin...
Blushi i Metës është hedhur sërish në sulm ndaj Endrit Bra...
Sot Partia e Lirisë zhvilloi Konventën e Tiranës, në të ci...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, ...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj indirekt akuzave të ...
Partia Demokratike ka shprehur sot shqetësimin mbi përfitime...
Ivi Kaso ka folur për detyrën e tij si drejtues politi...
Partia Demokratike ka akuzuar sot Qeverinë dhe Edi Ram...
Kryeministri Edi Rama ka rrahur gjoksin sot para të rinjve...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Rino...
Sot po mbahet Kuvendi Rinor Kombëtar i PS-së, ku i pranish...
Kryeministri Edi Rama në Kuvendin Rinor Kombëtar të PS-së ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...