web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD përgënjeshtron Ramën për "Becchetti"-n/ Teliti: Këtë vit do të paguhen 20 milionë euro

1 Shkurt 2025, 19:49, Politikë CNA

PD përgënjeshtron Ramën për "Becchetti"-n/ Teliti:

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti përgënjeshtron Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën se shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për çështjen "Becchetti".

Përmes një postimi në rrjetet sociale Teliti tha se e vërteta është ndryshe pasi sipas tij 30 milionë euro janë paguar vitin e kaluar dhe 20 milionë euro do të paguahen këtë vit nga buxheti i shtetit.

Më tej Teliti thotë se shqiptarët paguajnë me taksat e tyre për dështimet e qeverisë.

Postimi i plotë:

Nga premtimi tek realiteti: Kush paguan faturën?Kryeministri premtoi publikisht se shqiptarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë për çështjen Becchetti. Sot, e vërteta është ndryshe:

30 milionë euro të paguara vitin e kaluar dhe 20 milionë euro të tjera tani nga buxheti i shtetit. Plot 50 milionë euro nga taksat e qytetarëve për të larë faturën e një keqqeverisjeje pa përgjegjësi! Ndërkohë, ata që e sollën vendin në këtë situatë mbeten të paprekur, ndërsa shqiptarët paguajnë me taksat e tyre për dështimet e qeverisë!A ka ende ndonjë që beson te premtimet boshe,-shkrihej në postim./CNA





Lajmet e fundit nga