web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat për korrupsionin/ Manjani ironizon Yuri Kim

13 Qershor 2022, 21:32, Politikë CNA
Deklaratat për korrupsionin/ Manjani ironizon Yuri Kim
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas deklaratave të saj për korrupsionin në Shqipëri.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manjani deklaron se ose shqiptarët janë jerm për konceptin e korrupsionit, ose është Yuri Kim jerm.

Me tone ironike, ai thotë se sipas ambasadores, vetëm po ta kesh mirë me kryeministrin Edi Rama je në rregull.

“Ndoshta e kemi ne të gabuar konceptin e korrupsionit.

Ndoshta po të blesh me lekët e buxhetit shërbime, mallra e punë publike me çmimin më të lartë; po të harxhosh 1/3 e buxhetit me tendera sekretë, pra pa garë fare, nuk quhet më korrupsion.

Dakord, po e pranojmë edhe këtë koncept të ri të korrupsionit, po çfarë quhet korrupsion?!

Duket që po ta kesh mirë me Ramën je në rregull...

Ose jemi ne jerm, ose Yuri është jerm!?”, shkruan ish-ministri./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga