web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate të ashpra në Kuvend/ Bardhi-Hoxhës: Narkotrafikant, mos u shqetëso

5 Dhjetor 2024, 11:29, Politikë CNA

Debate të ashpra në Kuvend/ Bardhi-Hoxhës: Narkotrafikant, mos u

Seanca e ditës së sotme është shoqëruar me debate të forta në parlament pasi Ps ka propozuar ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Bardhi është shprehur se kërkesa nuk është depozituar dhe opozita nuk është në dijeni të këtij projektligji.

Më tej pati një debat me deputeten Blerina Gjylameti ndërkohë edhe me ministrin Ervin Hoxha të cilin e ka quajtur narkotrafikant.

“Jeni kukulla të krimit të organizuar, kaq shumë jeni tmerruar nga Berisha se kur po vjen, pa merka do të vijë shumë shpejt dhe sic u dha përgjigjen herën e shkuar do u përgjigjet dhe kësaj here.

Ne jemi kundër gjobave kriminale, siç kemi thënë gjithmonë, narkotrafikant mos u shqetëso”, tha Bardhi./ CNA





Lajmet e fundit nga