Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Partia Demokratike ka dalë me reagimin zyrtar për betimin e Bajram Begajt si President i Republikës.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se 25 korriku është dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri.
Duke lënë të nënkuptuar se grupi i PD-së nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, në njoftim thuhet se pas 31 vitesh, po ndodh për herë të parë që Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet.
Njoftimi i plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike
24 korriku, dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri
24 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve.
Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë.
Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë.
Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës.
Sot, pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.
Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet.
Sot, falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet.
Sot, si asnjëherë në 31 vite, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojrat e turpshme me fasadë opozitën dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së vërtetë.
Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjise, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve.
Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj.
Partia Demokratike deklaron se, me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve.
Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri.
Edi Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri. Ai e relizoi këtë para së gjithash, dhe mbi te gjitha, duke kontrolluar votën e shqiptarëve me:
1-të gjithë pushtetin e tij;
2-me drogën dhe krimin, duke instaluar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë;
3-me patronazhistët e vet, shumë prej tyre terroristë të kuq;
4-duke mbjellë frikë dhe terror, nëpërmjet arrestimve masive për çështje civile, gjer në 38 mijë qytetarë në vit, dhe duke larguar nga vendi, vetëm katër vitet e fundit, 540 mijë shqiptarë;
5- duke ushtruar dhunë mbi lirinë e fjalës dhe rikthyer censuren, por kryesisht autocensurën;
6-duke vjedhur dhe varfëruar në mënyrën më të pamëshirë dhe të papërmbajtur, në dogana, tatime, tendera, prokurime, koncesione e PPP, qytetarët shqiptarë, si kurrë më parë në historinë e tyre;
7-duke patur mbështetjen e fuqishme të mafias së George Soros-it, këtij armiku të egër të demokracisë dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Partia Demokratike deklaron se, në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët.
Për të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë./CNA.al
Tirana është veshur sot me flamuj kuq e zi në pritje të Pr...
Ilir Meta do të dorëzojë ditën e sotme mandatin e pres...
Ilir Meta i dorëzon sot stafetën presidentit të ri Baj...
Në ditën e fundit si President, Ilir Meta është zgjuar me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngre ala...
Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në krye të shtetit do të ...
Ndërsa po bëhet gati të zhvillojë edhe ceremoninë e fu...
Nesër, në seancën e posaçme do të bëhet betimi i presi...
Presidenca ka zbuluar programin e ceremonisë së të die...
Kuvendi do të mblidhet nesër në një seancë të posaçme ...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka fol...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar tak...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi nëpërmj...
Një ditë pasi bëri publik vendimin e Britanisë së Madhe pë...
Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani, Ersilio Nishani ka ...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas vendimit të Britanisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dalë hapur...
Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se të gjit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...