IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë Gjikuria për ndotje në Palasë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...

Pasi SHBA e shpalli "non-grata", ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka paditur për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjykatën e Parisit.
Ndërkohë, sot në një deklaratë për mediat, Berisha “sfidoi” publikisht edhe Britaninë e Madhe, pas vendimit të kësaj të fundit për ta futur kreun e PD-së, në listën e zezë të personave që nuk u lejohet hyrja në këtë shtet.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se do vazhdojë të luftojë i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, që sipas tij është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit të qytetarëve te saj.
Po ashtu ka ftuar autoritetet britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër tij.
“Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime 'non grata', kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’i emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Përse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?
Përse ato vijnë në një kohë kur nën qeverisjen e Ramës krimi ka kapur shtetin dhe vënë përfund Shqipërinë, kur vendi është kthyer në një plantacion droge dhe ku, sipas dosjeve të mirënjohura në Prokurori dhe raporteve të OSBE, bandat dhe krimi i organizuar blejnë vota për pushtetarët?
Përse ato vijnë në një kohë kur banditët kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh, kur opinioni tronditet çdo ditë nga magnituda e aferës së inceneratorëve, e Butrinit dhe e portit të Durrësit, e qindra afera të tjera korruptive të qeverisë më të korruptuar në Europë të Edi Ramës dhe, akoma më shumë nga indiferenca e drejtësisë për të hetuar atë dhe qindra afera të tjera?
Përse ato vijnë në një kohë kur, ende nuk është shuar jehona e lidhjeve me krimin e organizuar dhe kriminelët, të dala qartë në përgjimet e Prokurorisë të dosjeve 184 dhe 339, të zbardhura edhe nga gazetat gjermane? Politikanët e këtyre përgjimeve, shokë me “çunat problematikë”, janë sot kryeministër dhe ministra.
Ironia e fatit është se, i pari që i bën publike këto vendime është Edi Rama.
Secili mund të zgjedhë t’u përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, por përgjigjja ime është se, ashtu siç kam bërë deri sot, do vazhdoj të luftoj i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit të qytetarëve te saj, deri ditën që ata do besojnë te Sali Berisha!
Në përfundim, ftoj autoritetet britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.
Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj.”-tha Berisha.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët se cili do jetë hapi i radhës, Berisha tha se “Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë”./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka njoftuar se është ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka cilësua...
Pas shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjavashm...
Pasi kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë ...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reagu...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, sot Sekretare ...
Fushata për zgjedhjet vendore të 2023-shit ka nisur. N...
Ilir Meta po i shfrytëzon në maksimum ditët si President. ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Poigradec kry...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar ars...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për eksodin e të r...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi deklaratat e kryemi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka sulm...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar qeveri...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar ditën e sotme gjuhën në...
Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore pritet të jenë ...
Sot u mbajt seanca e fundit plenare për këtë sesion, n...
Presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër zyrtare info...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...