web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha, sërish akuza Ramës/ “Shkatërroi raportet me Greqinë”

3 Gusht 2024, 20:58, Politikë CNA
Berisha, sërish akuza Ramës/ “Shkatërroi raportet me
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme.

Berisha tha se Rama shkatërroi raportet me Greqin për interesa mafioze dhe pasurimi.

Sipas tij, kreu i qeverisë i prishi marrëdhëniet mes dy vendeve për shkak se Fredi Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të tij.

Ai ngriti pretendimet se "Rama është i aftë të bëjë gjithçka kundër shqiptarëve, vetëm që të plotësojë ambiciet, interesat dhe lakmitë e tij mafioze".

“Shikoni se ku i katandisi Rama marrëdhëniet me Greqinë, vetëm e vetëm se Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të tij. A e kuptoni miq se Edi Rama nuk ka asnjë interes kombëtar. Nuk ka asnjë interes shoqëror, nuk ka asnjë interes tjetër përveç pasurimit të tij mafioz dhe interesave të tij mafioze.

Shikoni se ku i katandisi marrëdhëniet me vendin fqinj, vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të Edi Ramës. Të përligjte vjedhjet dhe plaçkitjet e tij në trojet e Himarës. Nuk pranonte. Shikoni se ku shkon ky njeri?

Prish marrëdhëniet me një vend ku jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, me një fqinj mijëravjeçar. Më është rikujtuar me dhjetëra herë këto kohë fjala e Niçes: nacionalizmi si strofulla e fundit e horrit dhe e horrave. E hajdutit!

Mos harroni kur ky zotëri, po çfarë zotërie është ky po hajt mo, çfarë zotërie është ky, ky është hajdut, bënte fushatë dhe me klithma shtazore përtallte Belerin në Himarë.

Mos harroni se si bllokoi integrimin e Shqipërisë për kthimin e burgosjeve politike. Mos harroni se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka kundër shqiptarëve, vetëm e vetëm të plotësojë ambiciet, interesat, lakmitë e tij mafioze.

Ndaj miqtë e mi, protesta juaj, qëndresa juaj është shpresa e vetme për shqiptarët. Për të çelur sytë e tyre. Për të ndriçuar mendjet e tyre. Për të përcjellë tek ata të vërtetat, të cilat Edvin Kristaq Rama i fsheh çdo ditë me mashtrime, me propagandën e tij vulgare gjer në neveri. Me zyrtarët e tij të krimbur nga korrupsioni”, theksoi kreu i PD-së./ CNA





Lajmet e fundit nga