DENONCIMI: Veliaj i jep miliona euro tenderë burrit të zyrtares së tij
Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denon...

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu hodhi akuza ndaj SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve.
Një ditë më parë SPAK çoi për gjykim dosjen e parë të inceneratorit të Tiranës, aferës 130 milionë euro.
Balliu nënvizoi se edhe pas këtyre hetimeve, pronari faktik i inceneratorëve vazhdon të jetë i lirë.
SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur shtetasit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Deklarata e plotë:
Jemi këtu për transparencën që po bëjmë në bazë të një vendimi të turpshëm. Një vendim i turpshëm që është kthyer në provë konkrete për kapjen e SPAK nga duart e mafies së inceneratorëve. Dje, ky institucion vendosi që të shpëtojë Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin.
Në veçanti për këtë njeri për të cilin janë bërë qindra denoncime, për Erion Veliajn dhe lidhjen e tij me aferën monstruoze të inceneratorëve.
Dhe sot, SPAK u thotë qytetarëve se Erion Veliaj nuk di gjë për firmën e vet. Për këtë firmë. Si ka mundësi që SPAK nuk e sheh firmën e Erion Veliajt?
Si ka mundësi që SPAK mbyll gojën, mbyll hetimet, mbyll veprimet për 12 persona, të cilët nuk mund të shkojnë as me pushime pa lejen e Veliajt, po paskan bërë aferën e shekullit qindra miliona eurosh pa dijeninë e tij?
Ndërkohë që ky njeri ka firmosur, ka vënë firmën e tij, ka dhënë urdhrin e tij për vjedhjen monstruoze të qytetarëve të Tiranës.
Dje SPAK u tha qytetrarëve të Tiranës se do të vazhdoni të paguani 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.
Dje SPAK u zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve.
Kjo është e rëndësishme për ët gjithë ata që duan një Shqipëri me drejtësi të vërtetë, por jo një Shqipëri ku drejtësia është kthyer në prostitucion juridik ku arrestohet dikush për të mbrojtur dikë tjetër, ku merret një ushtar për të mbrojtur një pronar, pronarin faktik të inceneratorëve.
SPAK është kthyer në avokatin kryesor dhe themelor të aferës monstruoze të inceneratorëve dhe produkti sot është ky, që pavarësisht hetimeve, pavarësisht fakteve dhe provave, dhe pavarësisht faktit të tmerrshëm që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, sot qytetarët vazhdojnë të paguajnë për këtë aferë korruptive plot 80 mijë euro në ditë.
Dhe pronari faktik i inceneratorëve vazhdon të jetë i lirë.
Ndërkohë që ata që sot janë të arrestuar dhe janë nën hetim, nuk janë asgjë tjetër veçse zbatues të urdhrave.
Edhe grupi i ekspertëve që kishin propozuar Edi Ramës për këtë aferë korruptive, merren nën hetim, kurse Edi Rama që ka firmosur nuk merret nën hetim.
Apo Agaçi nuk merret nën hetim, nuk dënohet, nuk vihet në masë arresti.
Të vetmit që vihen në masë arresti janë njerëzit dhe ushtarët e kësaj afere korruptive.
Kjo është arsyeja themelore pse afera korruptive e inceneratorëve vazhdon dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston.
Mbrojtësi dhe avokati më i madh i kësaj afere korruptive dhe korrupsionit është SPAK.
Nga pretendimi se do ishin heronjtë e fëmijëve tanë, tani SPAK është heroi i arkitektëve të korrupsionit, është heroi i Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit./CNA
Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denon...
Kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë në 4 gush...
Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme vendore në H...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish bizneset në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me a...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën dorëzoi sot në S...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga selia...
Të premten, në një konferencë për mediat nga selia blu...
Nga Dhërmiu, atje ku ka nisur pushimet verore, kryemin...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur pushimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin ...
Qindra qytetarë të Tiranës po protestojnë sot mes temp...
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën, u...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendo...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, pas mbledhjes ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...