EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike, ku dha edhe disa porosi.
Njëra prej tyre ishin protestat. Berisha kërkoi të zhvillohen protesta, por theksoi se nuk duhet që ato të jenë si protestat e zakonshme.
Ai deklaroi se anëtarësia dhe mbështetësit duhet të angazhohen në betejë pa kthim.
Gjithashtu, kreu i PD-së nënvizoi se duhet të studiohen pikat "nevralgjike" dhe të ndërmerren bllokime.
“Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi.
Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme.
Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.
A do pranojmë ne të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishin një seri dobësish dhe të metash.
Por këto nuk e justifikojnë kurrë që Bajrët, Pëllumb Gjokat, etj të votojnë votat tona.
Dita e zgjedhjeve është për votim, nuk është për konflikt, nuk është për armë. Jo. Koha para tyre është për betejë, për betejë pa kthim.
Dhe ne me Edi Ramën nuk kemi zgjedhje.
Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim.
U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne.
Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.
Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli.
Por ama revolta duhet të jetë revoltë.
Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi.
Cilido që e ndjen veten të lirë, i themi se liria e tij është kallp. Megjithatë, ta gëzojë po të dojë.
Por ata që kanë bindjen politike se pluralizmi politik është jetik, është vendimtar për një komb, për një familje, për një shoqëri që të ecë përpara, duhet të bashkohet me ne. Duhet të bisedojmë, t’i ftojmë.
Për ata, Edi Rama është po aq armik po kaq sa për ne. Ne po bëjmë një luftë për idealet tona, po bëjmë një luftë jo për PD-në, po bëjmë një luftë për Shqipërinë, për pluralizmin politik, për shoqërinë shqiptare. Ky do jetë edhe lajtmotivi i Kuvendit”, nënvizoi Berisha./ CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dek...
Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Evropian ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në...
Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa vendoste lule në ...
Në Vlorë, për 111-vjetorin e Pavarësisë po zhvillohet ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar sot të g...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri d...
Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të fortë ...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në një deklaratë të përbas...
Në vigjilije të 111-vjetorit të Pavarësisë, kryetari i...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për eks...
Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e kësaj ...
Në një bashkëbisedim në Këshillin Atlantik mbi sfidat ...
Kryeministri Edi Rama thuri elozhe për kryeministrin e...
Kryeministri Edi Rama kritikoi Serbinë për situatën e tens...
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në Këshilli...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infastrukturës d...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme me ga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...