Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër Kuvendit, në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji me një vit burg.
Në emër të grupit, Gazment Bardhi i kërkon kryeparlamentares Elisa Spiropali të mbledhë urgjentisht Këshillin e Mandateve.
Bardhi e cilëson vendimin e Gjykatës së Apelit një akt hakmarrës politik, ndërsa kërkon të ruhet mandati i Salianjit.
"Me një akt hakmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 shtator 2024, ka urdhëruar burgosjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një çështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës", thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Kërkesa e grupit të PD-së:
“Lënda: ?Kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit
Drejtuar: ?Znj. Elisa SPIROPALI
???Kryetare e Kuvendit
Znj. Kryetare e Kuvendit,
Me një akt hakmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgosjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një çështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.
Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”.
Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cenojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.
Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”./ CNA

Kryeministri Edi Rama ka takuar të enjten presidentin ...
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të ...
Analisti Lorenc Vangjeli tha se e kishte paralajmëruar...
Nga studio e G.D së famshme Ervin Salianji është shpallur ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në një studio te...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një ...
Deputeti Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga G...
Gjatë përpjekjeve për tu fshehur pas gishtit, Ervin Saljan...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pro...
Kryedemokrati, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbl...
Partia Demokratike mbledh Kryesinë pasi Apeli dënoi me 1 v...
Ervin Salianji me "buzëqeshjen e ngrirë" ka mbërritur pran...
Kreu i PD-së Sali Berisha në tubimin e radhës, nga bal...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqipta...
Ish-kryeministri Sali Berisha i del në mbrojtje deputetit ...
Kanë nisur debatet nëpër rrjetet sociale midis Ramës d...
Neni 71 i Kushtetutës pika “dh” thonë qartë se Salianj...
Kryeministri Rama i përgjigjet Kreut të Grupit Parlame...
Në delir, Ervin Saljani nga paniku i prangave që pritet t’...
Ervin Salianji do të përballet me burgun pasi u gjet fajto...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...