web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi-Elisës së inceneratorëve: Dorëhiqu nga karrigia me rrotat e krimit ku lëkundesh herë pas here

7 Nëntor 2024, 10:19, Politikë CNA

Bardhi-Elisës së inceneratorëve: Dorëhiqu nga karrigia me

Ka nisur me debate të forta seanca e sotme parlamentare. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Elisa Spiropalit ose siç njihet ndryshe Elisa e inceneratorëve, që të dorëhiqet pasi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën duke mos lejuar opozitën të hyjë në Kuvend.  

“Do të duhet të dorëhiqeni, keni penguar opozitën pa ligj të mos marrë pjesë në seancat plenare. Në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren u keni vënë deputetëve kangjella hekuri, keni futur forca të policisë për të ndalur deputetët.

Ti zonjë që je ulur atje në majë, je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të dorëhiqesh nga pozicioni yt. Duhet të dorëhiqesh nga karrigia me rrota e krimit ku lëkundesh herë pas here”, tha Bardhi./ CNA





Lajmet e fundit nga