
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmëroi pak më parë opozitën për tensionet në Kuvend, duke thënë se aktet e tyre janë referuar në prokurori dhe se deputetët rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burg.
Për këtë deklaratë të Ballës ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Ky i fundit përmend disa nga aferat e qeverisë dhe deklaron se socialistët nuk duhet të ankohen për protestat e opozitës, por duhet të hetojë korrupsionin me koncesionet.
Bardhi thekson se Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku mazhoranca miraton ligje me porosi dhe nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtën e saj.
“Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë vënë zjarrin Shqipërisë prej 10 vitesh dhe e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi, ku kalohen ligje korruptive për të favorizuar përfaqësues të krimit të organizuar apo ortakët e tyre në biznes.
Vetëm me kontratën e koncesionit të sterilizimit gjykata dhe prokuroria e posaçme kanë konstatuar se kanë vjedhur plot 60 milionë euro. Vetëm me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike i siguruat më shumë para një përfaqësuesi të krimit të organizuar në Shkodër që sot është në burg se ka urdhëruar vrasje. Vetëm me ndryshimet e ligjit të koncesioneve i hapën rrugë vjedhjes së milona eurove me kontratat e inceneratorëve sipas interesit të Klodian Zotës dhe Mirel Mërtirit. Këto janë skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.
Boll u fshehët pas Gardës dhe boll u ankuat për protestën e opozitës në Parlament që shpreh mospajtimin me këto çështje. Interesi i qytetarëve e kërkon që aferat korruptive të Qeverisë Rama-Balla të hetohen, nga Parlamenti dhe nga drejtësia. Përmes mohimit të hetimit parlamentar, ju po kërkoni të shpëtoni nga transparenca dhe llogaridhënia, me besimin se do shpëtoni edhe nga drejtësia!
Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku ju miratoni ligje me porosi dhe më pas nuk lejoni opozitën të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit parlamentar mbi zbatimin e këtyre ligjeve. Kthimi në normalitet i Parlamentit kalon përmes respektimit të Kushtetutës. Në të kundërt, ju do të vazhdoni ta trajtoni Kuvendin si sallë ku votoni për të pasuruar veten dhe varfëruar shqiptarët”, nënvizon deputeti i PD-së./ CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka dalë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shkakt...
Deputeti Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët pas seancës p...
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm sot në sea...
GJKKO ka shtyrë sot seancën për kryebashkiakun e zgjedhur ...
Të shtunën u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ...
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas seancën plenare, e...
Vetëm 16 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne ...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga ...
Kaos në Kuvend. Opozita ka hedhur tymuese dhe nuk kanë mun...
Vijon kaosi në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë hedhu...
Përplasje në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës....
Deputetët e opozitës kanë mbërritur pak momente më parë në...
Këtë të hënë do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuven...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritru në zyrën e tij...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatb...
A do të hyjë Argita Malltezi në politikë? Kjo është një p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...