Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi këtë të enjte Azem Hajdarin me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale.
Në 26-vjetorin e vrasjes së Hajdarit, Berisha tha se kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë.
Ai deklaroi se demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Hajdarit për t’u ngritur dhe për të rrëzuar pushtetin.
Mesazhi i plotë:
Azem ti je gjallë!
Demokrate e demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Në sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar, ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit, që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, në vendin e diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë.
Azem, ti je gjallë!
Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit të baballarëve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij, kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit mbinjerëzor, bëhen çdo vit që kalon më të ndritur dhe më madheshtor.
Sot 26 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demkratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë regjimin e diktaturës së bandave, kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës. Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thejshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme
Demokrate dhe demokratë tribuni ynë sot na therret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Azem ti je gjallë!/ CNA
Deputetët e Partisë Demokratike mbajtën homazhe dhe ve...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës,...
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, në interpelancën me mini...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shtyu më...
Gazetarja Eksiola Shehu, e cila është shtatzënë, është...
Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu...
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria prodhon mbetje ...
Gjatë interpelancës për mbetjet e rrezikshme, kryemini...
Kryeministri Edi Rama, gjatë interpelancës në Kuvend m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ir...
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debate m...
Çlirim Gjata, anëtari i Kryesisë së PD-së, ka debatuar...
Mëngjesin e sotëm, Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin P...
Në orën 10:00 të kësaj të enjteje nis seanca plenare. ...
Çështja e kreu të PD-së Sali Berisha është kthyer në mollë...
Njeriu që dikur e sulmonte dhe akuzonte kreun e PD-së Sali...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se, privatizim...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për akuzat për të c...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...