“Taksa zero dhe TVSH zero për 10 vite”/ Balla: "Paketa e Maleve" ofron lehtësira fiskale
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe një...

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar sot pas akuzave se ai bashkë me nipin e tij kanë dhunuar një zyrtar lokal në Ostren të Bulqizës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një takimi elektoral.
Në një reagim të postuar në rrjetet sociale, Mziu ka kërkuar që institucionet hetimore të sekuestrojnë pamjet e kamerave të zonës, për të pasur më shumë akses gjatë investigimit për ngjarjen.
Mziu deklaron se kjo ngjarje është e inskenuar dhe e organizuar për të shantazhuar qytetarët.
Reagimi i plotë i Xhelal Mziut:
"Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.
Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime.
Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.
Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori.
Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.
Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.
Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.
I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.
Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin"./CNA
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kryeministri, Edi Rama ishte sot në një takim, ku inspekto...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ftuar në MC...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi iu “...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Gjiro...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit të tij elektoral n...
Edmond Spaho, kandidati i PD-së në qarkun e Korçës ka deno...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike, për qarkun Tiranë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi i ft...
Deputetja Monika Kryemadhi në daljet e saj publike ka krit...
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë ko...
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht div...
Partia Socialiste i është drejtuar me një ankesë KQZ-së. ...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit të tij elektoral n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...