“Eksodi i mjekëve u bë masiv”/ Berisha: Shëndetësia ka degraduar në 4 vitet e fundit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë dhe vuri theksin në një sërë çështjesh të lidhura me fushën e shëndetësisë.
Berisha u shpreh se PD-ja synon të dyfishojë buxhetin për shëndetësinë dhe për arsimin, duke shtuar se është në plan edhe hapja e një fakulteti tjetër mjekësie.
Në fjalën e tij, Berisha tha se PD-ja zotohet të dyfishojë rrogat për mjekët dhe infermierët.
Berisha u ndal edhe te problemet me aparaturat e vjetra mjekësore, llojet e ilaçeve dhe parametrat e shërbimit shëndetësor.
“Tani, kjo pak a shumë disa të dhëna, por ne jemi të vendosur ta transformojmë këtë gjendje.
Së pari, ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do dyfishojmë buxhetin për arsimin.
Së dyti, nuk do ketë mjek apo infermier në spitale në qoftë se nuk i paguan ata shumë, shumë mirë.
Çfarë bëri Hungaria kur ra Covid-i? Çoi rrogat e mjekëve të vet të afërta me gjermanët, se po iknin në Gjermani ata. A mund ta bënte shteti këtë? Plotësisht. Sigurisht ka një çmim, por ti shërbimin do e sigurosh. Nuk do e sigurosh duke u thënë do rrini këtu pas studimeve.
Do rritësh rrogat. Gjer në vitin 2013 kanë qenë të pakët ata që iknin. Një rrogë e vitit 2013 kishte një fuqi blerëse tre herë më shumë se rroga sot. E vërtetuar kjo.
Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim një rrogë minimale 1500 euro për mësuesit me qëllimin që ata të ndjehen në funksion të misionit të madh që kanë.
Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër mjekësie. Nuk përballohen. Kanë ikur në vit 1 mijë, imagjinoni ju kur të dalin në pension këta të këtij viti. Ne shkojmë drejt një shterrimi të frikshëm të personelit mjekësor.
Ndaj dhe ne me përparësi absolute do të hapim një fakultet të dytë mjekësor dhe do përpiqemi të rrisim shumë pranimet në këto dy universitete në mënyrë që t’i japim përgjigje këtij vakuumi me pasoja shumë të rënda për shëndetin e shoqërisë.
Aparaturat janë më e thjeshtë. Aparaturat i ka penguar mafia. Ajo që nuk do që sektori publik t’i ketë sepse bën qark të shkurtër me sektorin privat.
Ne kemi qenë dhe jemi për sektorin privat, por ky sektor do mund të funksionojë vetëm mbi bazën e standardeve dhe rregullave të qarta, por jo mbi bazën e një kooperimi mafioz me sektorin publik që shkatërron sistemin shëndetësor dhe dëmton rëndë xhepat e qytetarëve.
Imazheria do një ripërtëritje të madhe.
Spitalet duan rindërtime, rikonstruksione. Por hapësirat janë.
Shqipëria ishte vendi që mund të krijonte pa asnjë vështirësi të paktën 2 mijë shtretër për Covid-in, por u morën si e si të plaçkisin dhe jo të ndihmojnë të sëmurët.
Edhe njëherë u falenderoj për këtë takim dhe u siguroj se ne do bëjmë gjithçka për një shërbim shëndetesor të nivelit më të lartë të mundshëm për qytetarët shqiptarë.
Pa një shërbim shëndetësor dinjitoz nuk mund të ketë Shqipëri Madhështore.
E kam theksuar dhe e theksoj sot para jush, lista e barnave të rimburueshme do jetë identike me republikën italiane në mënyrë që këta njerëz në nevojë të paktën të mjekohen pa probleme të mëdha financiare, dhe të mjekohen me ilaçe cilësore pasi në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk qarkullon në dy vende të BE.
Ne e kishim këtë rregull sepse ne nuk kishim laboratoret e njëjta me SHBA dhe BE për të bërë analizat e cilësisë, e efikasitetit, etj.
Atëherë kjo është e thjeshtë, importojmë vetëm ilaçe që shiten në dy vende të BE, pra që janë të miratuara nga enti evropian ose amerikan i medikamenteve.
Në këtë mënyrë ne garantojmë cilësinë e ilaçeve, me listën e rimbursimit ne i bëjmë ato të kapshme për të gjithë.
Dhe me besim të madh se shpejt do t’ia ndryshojmë parametrat e shërbimit shëndetësor që sot ka përjetuar”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kryeministri, Edi Rama ishte sot në një takim, ku inspekto...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ftuar në MC...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi iu “...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Gjiro...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit të tij elektoral n...
Edmond Spaho, kandidati i PD-së në qarkun e Korçës ka deno...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike, për qarkun Tiranë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi i ft...
Deputetja Monika Kryemadhi në daljet e saj publike ka krit...
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë ko...
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht div...
Partia Socialiste i është drejtuar me një ankesë KQZ-së. ...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit të tij elektoral n...
Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj në takimin e ti...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbarkuar në Jug të Shqipërisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...