Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në “Ditën e Hapur” dhe Panairin e Punës të organizuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për të promovuar aktivitetin dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat.
Në këtë aktivitet, 41 kompani biznesi prezantuan mundësitë e tyre për punësimin e të rinjve, bashkëpunimin në projekte shkencore dhe mbështetjen përmes bursave për studentët. Studentët patën mundësinë të krijonin kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e bizneseve, duke hedhur hapat e parë drejt tregut të punës. Ndërkohë, vëmendja u përqendrua edhe te gjimnazistët maturantë, të cilët u njohën nga afër me programet akademike të ofruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë strategjike të përditësimit të ofertës akademike, forcimit të kërkimit shkencor dhe lidhjes më të ngushtë të universiteteve me tregun e punës.
“Sot në këtë panair të punës, por edhe të nxitjes për aplikimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës marrin pjesë përveç maturantëve të shkollave të ndryshme edhe biznesi. Tashmë është bërë traditë e bukur për nxitjen e këtyre instrumenteve kaq të rëndësishme ku jo vetëm shkëmbehet informacion, por edhe ndërtohen ura të rëndësishme të bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe të biznesit, si dhe me sistemin parauniversitar”,-tha Manastirliu.
Manastirliu vuri theksin te përshtatja e universiteteve me zhvillimet moderne dhe nevojat e tregut të punës.
“Për ne si Ministri e Arsimit dhe Sportit është një prioritet strategjik riorganizimi i programeve të studimit me qëllim përshtatjen me modelet e reja dhe mbi të gjitha me adaptimin me tregun e punës i cili evoluon, zhvillohet dhe ka nevojë të furnizohet me burimet njerëzore të përshtatshme që u përgjigjen pikërisht sfidave të kohës”,-tha Manastirliu.
Ministrja nënvizoi gjithashtu investimet e vazhdueshme në kërkimin shkencor dhe në infrastrukturën laboratorike të fakultetit.
“Me hapjen e programeve të reja sikurse është kimia farmaceutike apo fizika dhe shkencat kompjuterike kemi pasur menjëherë kërkesa të rritura nga maturantët për t’u atashuar në këto degë, ndërkohë që ne vijojmë investimet për bazën laboratorike për t’i dhënë edhe më shumë mbështetje kërkimit shkencor”,-u shpreh Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u ndal dhe te hapat konkretë për forcimin e kapaciteteve kërkimore të universiteteve dhe lidhjen e tyre të drejtpërdrejtë me tregun dhe sektorin privat.
“Kemi trefishuar fondet e kërkimit shkencor. Për vitin 2025 përgatitemi që të lançojmë projektet e reja që tashmë kanë kaluar në fazën e vlerësimit nga të gjitha universitetet në bashkëpunim me biznesin. Janë mbi 20 projekte në bashkëpunim me biznesin dhe institucionet e arsimit të lartë të cilat janë gati për t’u miratuar. Në total janë 130 projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, projekte të studimeve për kërkimin shkencor dhe të bashkëpunimit me biznesin”,-tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u ndal dhe te politikat e qëndrueshme për mbështetjen e studentëve, ku më shumë se 350 studentë përfitojnë aktualisht bursa në vlerën e pagës minimale, të financuara nga qeveria shqiptare, për të ndjekur programet prioritare si dhe studentët ekselentë. Në total, shtoi ministrja, janë rreth 50 mijë studentë të mbështetur nga qeveria përmes bursave për arritjet akademike, reduktime të tarifave ose tarifa zero për ndjekjen e studimeve./CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja s...
Nga Paskuqani, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, u dh...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një status...
Aktivisti Aulon Kalaja, kandidat i PD-së për Qarkun e Durr...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, ka folur për...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, është ndalur...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Analisti Lutfi Dervishi ka folur për videot virale në fush...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka zhilluar ...
Kreu i PR-së Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka ...
Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barom...
Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barom...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar investitorët st...
Në takimin elektoral të radhës në Fier, kreu i PD-së Sali ...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Skrapar i...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka çmendur Ramën. Pasi reag...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Berat ka dek...
PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka re...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...