Zgjedhjet e 2025/ Klosi: PD më keq se në vitin 1997
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaru...

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizdari, në një deklaratë për mediat ka denoncuar rrezikun që u kanoset banorëve të fshatit Balëz në Elbasan.
Dizdari deklaroi se 200 tonë mbetje kimikatesh janë të grumbulluara pranë institucioneve si shkolla dhe qendra shëndetësore.
“Bashkë me mësimet, fëmijët e Balzës marrin çdo ditë falas nga qeveria, edhe një dozë helmi. Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit. Me siguri në Bashkinë e Llatjes dhe qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit 'Shqipëria 2030'”, u shpreh Dizdari.
Më tej anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizdari, u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa për këtë rrezik që u kanoset banorëve të Balzës, të cilët po përballen me probleme shëndetësore që vijnë nga këto mbetje.
Deklarata e Fjoralba Dizdarit
Ndërsa skandali i mbetjeve të rrezikshme, që janë rrugës për t'u rikthyer në portin e Durrësit, ende nuk është mbyllur, po bëjmë sot publik një fakt tjetër tronditës, që lidhet me mbetjet e rrezikshme dhe shëndetin e fëmijëve.
Rreth 200 tonë mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan.
Siç e tregon kjo foto, ku qartazi duket shkolla e Balzës me qindra nxënës dhe muri ndarës i magazinës që mbledh mbetje të rrezikshme.
Bashkë me mësimet, fëmijët e Balzës marrin çdo ditë falas nga qeveria, edhe një dozë helmi. Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit. Me siguri në Bashkinë e Llatjes dhe qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit ”Shqipëria 2030”.
“Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve” pas oborrit të shkollës, në qendër të fshatit Balëz, ndodhet rreth 2,5 km larg prej dy institucioneve të rëndësishme të Elbasanit, spitalit dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Fshati Balëz ka mbi 1000 banorë dhe shqetësimi më i madh i tyre është se këto magazina janë ngjitur me shkollën, çerdhen dhe qendrën shëndetësore.
Fëmijët, por edhe të rriturit, kanë shfaqur probleme shëndetësore si alergji, probleme me frymëmarrjen, probleme psikologjike, por nuk mungojnë dhe sëmundjet fatale.
Të gjitha këto dëshmojnë se pavarësisht kushteve të pretenduara të ruajtjes, këto lëndë avullojnë dhe shpërndahen në ajër, apo precipitojnë në tokë ku ndotin tokën dhe ujërat nën të.
Banorët e zonës ankohen se tokat dhe uji i puseve të tyre janë të helmuara nga agjentë të rrezikshëm dhe, për pasojë prodhimet janë të pakta dhe dyshohen të rrezikshme.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate. Qeveria e ka shndërruar Elbasanin dhe zonat përreth në një qendër grumbullimi të mbetjeve të rrezikshme, në një qytet skrapi, në një vend ku digjen gomat masivisht, ku punojnë fabrika solari, ku ajri është i ndotur.
Metalurgjiku i Partisë së Punës është rikthyer për ta vrarë Elbasanin nën Partinë e Zhvatjes.
U bëjmë thirrje banorëve të Balzës, Elbasanit dhe zonave përreth, të ngrihen kundër helmeve qeveritare, dhe pro jetës; kundër zhbërjes së fshatrave dhe qyteteve dhe pro Shqipërisë.
Partinë Demokratike do ta kenë në krah!/ CNA
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaru...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës, Ivi Ka...
I ftuar në emisionin e Adi Krastës, ish-ministri i Dre...
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka bërë nj...
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mallkoi k...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka zbu...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso ka...
Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ngre ...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me drejtue...
Debate të shumta ka pasur në mbledhjen e Konferencës s...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka zbuluar se çfarë e ndan...
Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku ka...
Pas Asamblesë Kombëtare dhe mbledhjeve informale me qeveri...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, para se t’i hyn...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi këtë të hënë drejtuesi...
Gazetari Blendi Fevziu e sheh me skepticizëm rrotacion...
E ftuar në emisionin e Erla Mëhillit, Argita Malltezi ka f...
Enkelejd Alibeaj braktisi Lulzim Bashën sapo ai humbi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...