Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes rreth së ardhmes së teknologjisë digjitale të Inteligjencës Artificiale (IA), Edi Rama, kryeministri në detyrë i Republikës së drobitur nga tri dekadat e tranzicionit paskomunist, vendos një “manekine korrenti” të quajtur Diella për të vendosur drejtësi në abuzimin me pushtetin qeverisës.
Thënë më shqip e troç: “Manekines me korrent” me emrin Diella i është besuar të bëjë rolin e luftëtares së paepur të aferave korruptive në tenderime, por jo vetëm. Më së paku kështu është motivuar kundërpërgjigjja e Kryeministrit ndaj kritikëve të iniciativës së ndërmarrë personalisht prej tij.
Mënyra se si Kryeministri Rama i lëshon “predhat pro diellore” bën të mos ndihesh i bindur për vërtetësinë e të thënave të tij, që duke iu bindur instinktit të tij polemisto-nihilist, nuk lë kënd pa goditur, nëse ia prek “luftëtaren” e paepur Diellë.
Më e fundit tabelë qitjeje e Ramës është bërë Eric Schmidt, ish-drejtori ekzekutiv i Google, i cili, ditë më parë, në “The New York Times”, vlerësonte se me ministren digjitale IA, Shqipëria po shkon drejt qeverisjes nga algoritmet.
"Algoritmet mund të optimizojnë efikasitetin, por ato nuk mund të vendosin zgjedhjet midis vlerave konkurruese që qëndrojnë në zemër të politikës demokratike. Pa transparencë se si Diella arrin në përfundimet e saj dhe pa mekanizma për të sfiduar vendimet e saj, në mënyrë të pashmangshme, qytetarët do të ndiejnë padrejtësi dhe pamundësi për t'u mbrojtur”, vlerësonte z. Schmidt, duke sugjeruar: “Në vend që ta zëvendësojmë demokracinë me IA-në, ne duhet ta përdorim IA-në për të rigjallëruar demokracinë, duke e bërë atë më të përgjegjshme, më të menduar, më të denjë për besimin e publikut. Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga në të cilën jemi aktualisht".
Konstatimi i ish-drejtorit ekzekutiv të Google e ka acaruar Kryeministrin gjitholog, i cili po në “New York Times” iu përgjigj “babait” të teknologjisë digjitale duke i bërë të ditur se e pakorruptuara Diella shqiptare, që nga pas programohet po nga njerëzit, “nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë”, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë".
Pra, sipas Kryeministrit, vetëm kujdestaria e “manekines elektrike” Diella do të bëjë realitet funksionimin më të mirë të sistemit të mish-mashit, që politika arkaike e grabitjes konsistente ndërtoi për tri dekada.
Argument qesharak ky që s’dua ta besoj se e beson edhe vetë Rama, ndërsa i bën me dije z. Schmidt respektin që ka për lidershipin e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë e shoqërisë, që kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, duke përfshirë edhe vetë Ramën, i cili në vijim të përgjigjes ndaj z. Schmidt, shkruan:
“U zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me IA, si një hap drejt ‘algokracisë’ qeverisjes nga algoritmet”, etj. etj.
Por le ta lëmë mënjanë polemikën Schmidt-Rama dhe të vijojmë me atë se sa të sigurt e ka jetën e së ardhmes teknologjia IA, që më së paku të na qetësojë se Diella do të ekzistojë, ajo e gjithë të ngjashmit e saj globalë nuk do të “rebelohen” një ditë e nga shërbëtorë digjitalë të njerëzimit të kthehen në mjet kundër njerëzimit.
Përgjigjja e pyetjes: A jemi para një flluske të re të teknologjisë digjitale, si ajo e “dot-com” të viteve 2000, është diskutimi më i fundit, që ka ndezur debate midis analistëve dhe ekspertëve të teknologjisë, që ka arritur kulmet bashkëkohore.
Ndërkohë që palët përbashkohen në pikën se falë teknologjisë IA bota e biznesit, veçanërisht, ka njohur gjenerim të paparë fitimesh e investimesh, një pjesë e analistëve teorizojnë se e ardhmja e IA nuk do të varet nga shumësi i parave të shpenzuara, por nga kush ka akses në energji, tokë, kapacitet ndërtimi.
Analistët për “BBC”:
“Paratë, klientët dhe marrëveshjet ekzistojnë, por mungojnë fuqia, toka dhe rrjeti elektrik për të përballuar kërkesën e IA”.
Analistët e prononcuar për prestigjiozen “BBC” artikulojnë se një problem tjetër po del në sipërfaqe, IA nuk ka mungesë kërkese, por mungesë infrastrukture.
Në një publikim më temë IA-në, po “BBC” raportonte se kompani si “CoreWeave” dhe “Oracle” kanë qindra miliarda dollarë kontrata në pritje për t’i zhvilluar ngaqë u mungon energjia elektrike dhe kapacitetet e ndërtimit për të ngritur qendrat e të dhënave brenda afateve.
Garancia e ekzistencës së të ardhmes së IA është një tjetër thelb i debatit ndërpalësh. Një pjesë e ekspertë-analistëve paralajmërojnë se shenjat e dukshme të teknologjisë IA sugjerojnë ngjashmëri me ato të “dot-com” të viteve 2000.
Pasi vlerësoi se ka njëfarë "irracionaliteti" në bumin aktual të IA-së, Sundar Pichai, shefi i “Alphabet”, të kompanisë mëmë Google, pohoi për “BBC” se irracionaliteti i IA vjen mes frikës në “Silicon Valley” për një “flluskë”, pasi vlera e kompanive të teknologjisë IA është rritur.
Sipas “BBC”, falë teknologjisë digjitale IA, aksionet e “Alphabet” janë dyfishuar në vlerë brenda shtatë muajsh në 3.5 trilionë dollarë (2.7 trilionë paund). Ekskluzivisht për “BBC”, Sundar Pichai tha se rritja e investimeve në IA është "moment i jashtëzakonshëm.
Në muajt e fundit ka rritje të ndjeshme, kompanitë shpenzojnë shumë për industrinë në lulëzim të IA”, vlerësoi Pichai, duke përkufizuar: “Çdo kompani do të prekej nëse flluska e IA do të shpërthente”. I pyetur nëse Google do të ishte imun ndaj shpërthimit të “flluskës” IA, Pichai paralajmëroi: “Mendoj se nëse flluska IA shpërthen asnjë kompani nuk do të jetë imune, përfshirë edhe Google”.
Komentet e Sundar Pichai-t vijnë pas paralajmërimit të Jamie Dimon, shefi i bankës amerikane “JP Morgan”, i cili i tha “BBC” se investimi në IA do të jepte fryte, por një pjesë e parave “ndoshta do të humbisnin".
Midis kësaj kakofonie pasigurie ekzistenciale për IA ka një konkluzion që përbashkon polemistët, të cilët konstatojnë se: “Edhe nëse ‘flluska’ IA shpërthen, teknologjia nuk zhduket”.
Për ne shqiptarët e Republikës së drobulitur nga paaftësia e qeverisë njerëzore kjo do të thotë se shpërthimi i “flluskës” IA do të na e zhdukë fizikisht “bijën me rrymë”, Diella, të Kryeministrit, do ta shndërrojë në një konstruksion mbrokllash pa asnjë vlerë. Le të ngushëllohemi me këtë, më së paku, megjithëse nuk ka asgjë optimiste./ CNA
Tek ne, çdo projekt i madh publik ka një fat të paracaktua...
Ishte një herë një mbret që njihej për dhembshurinë dhe bu...
Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mëson...
Nëse ka një mrekulli që ia vlen ta besosh, është mbijetesa...
Shqipëria sot lëviz mes dy botëve, propagandës qeveritare ...
Ka një fill shumë interesant që e lidh shpesh Gaz Bardhin ...
Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e B...
Në librin e saj, "Brenga e Ballkanit" Edith Durham bën një...
Në Shqipëri po bie shi!Mediat, një javë rresht, lajmëronin...
Në çdo shtet të së drejtës, ligjet ekzistojnë për të mbroj...
Ka ligje që kalojnë pa u ndier; qetë, pa debat, pa tension...
Po përjetojmë një degradim total të situatës politike dhe,...
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ...
Ka një ligj të pashkruar në politikë: sa më e turbullt të ...
Elez Biberaj, në datën e lindjes Qashtu siç e patën ndarë...
Një kundërargument ndaj deklaratës publike të z. Ben Blush...
Siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një nga çështj...
Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka sti...
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla...
Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...