web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqetësime pas ndërhyrjes kirurgjikale/ Aktorja franceze Brigitte Bardot shtrohet me urgjencë në spital

25 Nëntor 2025, 19:18, Lifestyle CNA

Shqetësime pas ndërhyrjes kirurgjikale/ Aktorja franceze Brigitte

Ylli i kinemasë franceze, Brigitte Bardot është dërguar sot me emergjencë në spital, për shkak të një të papriture me shëndetin.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, aktorja 91-vjeçare, shumë e njohur për rolin e saj në "Dhe Zoti Krijoi Gruan", u dërgua me urgjencë në Spitalin ‘Saint Jean’ në Toulon.

Bardot u shtrua në spital disa javë më parë për të njëjtin problem shëndetësor, me të cilin u përball më herët gjatë vjeshtës.

Aktorja iu nënshtrua më parë një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale të lidhur me një sëmundje të paspecifikuar në fillim të tetorit dhe më pas u kthye në banesën e saj në Saint-Tropez, në Riviera, pasi kaloi tre javë në një spital privat./CNA

 





Lajmet e fundit nga