web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mos kopjoni raportimet nga Bosfori"/ Aktori Can Yaman reagon pas lajmeve se u arrestua për drogë

11 Janar 2026, 21:17, Lifestyle CNA

"Mos kopjoni raportimet nga Bosfori"/ Aktori Can Yaman reagon pas

Aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman ka reaguar në lidhje me lajmet se ishte arrestuar në Turqi për posedim droge.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Yaman shkruan se shtypi turk prej kohësh ka qenë i padrejtë ndaj tij, por kjo nuk është gjë e re.

Aktori i drejtohet shtypit italian, duke i thënë se nuk duhet të bëjë gabimin e të kopjuarit të lajmit nga Bosfori.

Yaman shprehet se nëse do të ishte kapur me lëndë narkotike nuk do të lirohej aq shpejt dhe aq më tepër të udhëtonte drejt Italisë ditën tjetër.

 

 

I dashur shtyp italian, prej kohësh shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por kjo nuk është risi! Por ju jo! Ju lutem, mos bëni edhe ju gabimin të kopjoni lajmet që vijnë nga Bosfori. A ju duket normale që unë të shëtis nëpër lokale me substanca të ndaluara në një periudhë kur policia po kryen hetime të gjera, duke arrestuar shumë persona të famshëm? Po të kishte qenë qoftë edhe minimalisht e vërtetë, nuk do të isha liruar në një kohë kaq të shkurtër dhe as do të kisha mundur të kthehesha në Itali që të nesërmen. Ju dua shumë.I dashur shtyp italian, prej kohësh shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por kjo nuk është risi! Por ju jo! Ju lutem, mos bëni edhe ju gabimin të kopjoni e ngjitni lajmet që vijnë nga Bosfori. A ju duket normale që unë të shëtis nëpër lokale me substanca të ndaluara në një periudhë kur policia po kryen hetime të gjera, duke arrestuar shumë persona të famshëm? Po të kishte qenë qoftë edhe minimalisht e vërtetë, nuk do të isha liruar në një kohë kaq të shkurtër dhe as do të kisha mundur të kthehesha në Itali që të nesërmen. Ju dua shumë”, shkruan Yaman.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Can Yaman (@canyaman)





Lajmet e fundit nga