web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mërkuri në retrogradë/ Ja çfarë do të ndodhë me secilën nga shenjat e horoskopit

10 Shtator 2022, 09:00, Lifestyle CNA

Mërkuri në retrogradë/ Ja çfarë do të

Duke nisur nga dita e sotme Mërkuri, do të zmbrapset dhe si rrjedhojë do të ketë ndryshime në jetën e të gjitha shenjave. Ky muaj në fakt nuk do të jetë i mbushur vetëm me lumturi, por do të ketë edhe pak rromujë. 

Ndikimet në secilën shenjë, ua sjellim më poshtë: 

Dashi: Duket e çuditshme, por Dashi është pikërisht një prej atyre shenjave që duhet të mbledhë veten dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi po e tepron më shumë se ç’duhet.

Demi: Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.


Binjakët: Binjakët janë gjithmonë të pavendosur dhe dyshues, kjo është edhe arsyeja kryesore përse u shmangen debateve dhe përfshihen në marrëdhënie toksike. Por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Duhet të përballeni me veten, por edhe të tjerët.


Gaforrja: Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.

Luani: Luani do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por ky nuk është momentin për ekzibicionizëm. Sa më pak të flisni, aq më mirë do të jetë për ju.

Virgjëresha: Shmangni me patjetër çdo njeri apo situatë që i vë kufi lirisë suaj. Keni nevojë të kaloni kohë të vyer me njerëz pozitivë dhe të mos lodhni mendje me hallet e të tjerëve.

Peshorja: Peshoret duhet të ngadalësojnë hapin dhe të bëjë ndonjë kompromis nëse nuk duan që të mbesin vetëm.

Akrepi: Mërkuri u tërheq vëmendjen gjithë egoistëve të lindur në këtë shenjë, të cilët mendojnë se janë mbi të gjithë.

Shigjetari: Ky është momenti juaj, ndaj shijojeni pa u penduar më vonë.

Bricjapi: Jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për t’u rritur profesionalisht, për të bërë shumë para dhe shijuar suksesin, por a jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur? Ndoshta duhet të ‘’investoni’’ në fushën e ndjenjave, po aq sa investoni për të bërë më shumë para.

Ujori: Keni nevojë të mësoni të pranoni veten ashtu siç jeni, pa u imponuar te të tjerët.

Peshqit: Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike dhe të gënjeshtërt./ CNA.al





Lajmet e fundit nga