web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-Tatuazh, datë dhe një emër misterioz/ Bes Kallaku zbulon dashurinë e re

23 Janar 2026, 08:39, Lifestyle CNA

FOTO-Tatuazh, datë dhe një emër misterioz/ Bes Kallaku zbulon

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka konfirmuar në mënyrë indirekte se po përjeton një lidhje të re dashurie, duke zgjedhur këtë herë ta bëjë publike përmes rrjeteve sociale.

Kallaku ka publikuar një "InstaStory" ku shfaqen dy duar të shtrënguara, ndërsa vëmendjen e ka tërhequr tatuazhi në parakrahun e tij me emrin “Ejona” dhe datën “25.12.2025”.

FOTO-Tatuazh, datë dhe një emër misterioz/ Bes Kallaku zbulon

Postimi shoqërohej me këngën “I’ll Love You Forever”, duke e bërë mesazhin edhe më të qartë.

Detaji që ka nxitur më shumë reagime është fraza e shtuar nën tatuazh, “Trëndafil në kohë lufte”, që sipas interpretimit të ndjekësve simbolizon një dashuri të lindur në një periudhë sfidash personale për aktorin.

Kujtojmë se Besi ka qenë prej disa vitesh i martuar me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, martesë nga e cila lindën edhe dy fëmijë.

Kallaku dhe Myrtezaj i dhanë fund martesës së tyre zyrtarisht një vit më parë./CNA





Lajmet e fundit nga