web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zarfi i Zi dhe vendimi surprizë i Brikenës rrezikojnë balancat në Big Brother Vip Albania 5

18 Janar 2026, 10:50, Lifestyle CNA

Zarfi i Zi dhe vendimi surprizë i Brikenës rrezikojnë balancat

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 5, mbrëmjen e kaluar u hap Zarfi i Zi, duke sjellë penalitete të menjëhershme.

Për shkak të shkeljes së rregullave, produksioni vendosi që Ina, Kejisi dhe Eriku të shkonin automatikisht në televotim, duke i vënë përballë rrezikut të eliminimit.

Duke qenëse Ina është një banore e vetme me Stelinën pjesë e treshes u bë edhe kjo e fundit.

Situata u komplikua më tej me ndërhyrjen e lideres së shtëpisë, Brikenës, e cila kishte në dorë avantazhin e shpëtimit.

Ajo kishte si avantazh që mund të zgjidhte që Stelina të ndahej nga Ina dhe të vazhdonte të ishte banore e vetme, dhe të dërgonte një nga banorët e tjerë në televotim me Inën, Kejsin dhe Erikun. Brikena vendosi të shpëtojë Stelinën dhe të përfshinte Mateon në televotim.

Ky veprim u interpretua si një mesazh i qartë se Brikena nuk po ndjek aleanca apo marrëdhënie të fshehta në lojë.

Vendimi i saj nxiti reagime të forta brenda shtëpisë, debate dhe tensione mes konkurrentëve, duke ndryshuar balancat e lojës.

Tashmë, gjithçka mbetet në dorën e publikut, i cili përmes televotimit do të vendosë se kush do të vazhdojë garën në Big Brother./CNA





Lajmet e fundit nga