web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/ Veprimi që trazoi rrjetin

17 Shkurt 2026, 09:02, Lifestyle CNA

Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/

Njohja dhe marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit në "Big Brother VIP Albania" duket se ka marrë “bekimin” e familjarëve të tyre.

Kjo është vënë re nga llogaritë sociale në "Instagram" të dy banorëve, të cilët tashmë ndiqen zyrtarisht me njëri-tjetrin. Ky veprim, i kryer nga familjarët e “çiftit” që menaxhojnë llogaritë, shihet si një shenjë përkrahjeje për marrëdhënien e tyre.

Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/

Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njihen bashkë që prej 4 vitesh. Ishte ky i fundit që deklaroi me hyrjen e tij në "Big Brother" se me Brikenën kishte qenë në një lidhje.

Ai kishte deklaruar në një nga netët e spektaklit se kishin qenë familjarët e Brikenës që asokohe nuk ishin dakord për lidhjen e tyre. Por siç e thamë edhe më sipër ky “mospëlqim” nuk ekziston më, përkundrazi kanë dhënë miratimin e tyre për këtë lidhje. /CNA





Lajmet e fundit nga