web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kam një arsye shumë të fortë pse po rri, më lindi këtu"/ Miri përlotet në shtëpinë e BBVA 5

16 Shkurt 2026, 20:36, Lifestyle CNA

"Kam një arsye shumë të fortë pse po rri, më lindi

Miri është përlotur në shtëpinë e Big Brother Albania 5.

Teksa bisedonte me Alesion, banori ka thënë se do të kishte ikur që muajin e parë, por tani po rri për sedër.

Banori ka thënë se ka një arsye shumë të fortë pse po rri në shtëpi, arsye që nuk e ka pasur në fillim, por i ka lindur brenda shtëpisë.

Miri i është shprehur Alesios se një ditë do ta marrë vesh arsyen.

 

 

I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë unë dhe ka vlera kaq të mëdha? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani? Para këtyre? T’u lirojmë rrugën këtyre? Ua kisha liruar rrugën unë, kisha ikur në muajin e parë, e kisha bërë unë fitoren time.

Tani po rri për sedër, për inat. Do ta marrësh vesh një ditë. Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu ai hall”, tha Miri.





Lajmet e fundit nga