Hapen dyert e Kishës “Shën Sofia” në Berat/ Arkitekti Artan Shkreli i befasuar nga gjetjet
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga veprat më të bukura të dramaturgjisë botërore.
"Vasha Zheleznova" nga Maksim Gorki me regji të Enke Fezollarit, ka shfaqur premierën premierën mbrëmjen e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës.
Prej dy muajsh është punuar me trupën e këtij teatri por edhe aktorë të tjerë të njohur duke e sjellë këtë vepër për herë të parë në Shqipëri.
Hera e fundit që një vepër e Gorkit është vënë në skenë ka qënë viti 1962. Kjo vepër ka në qendër një nënë e cila duhet të kujdeset për boznesin dhe fëmijët e saj të cilët kërkojnë të marrin pasurinë edhe pse nuk e duan punën.
Mesazhe të forta dhe shumë humor përcillen nga aktorët ndërsa publiku i ka pritur mes të qeshurash por edhe emocionesh të forta dhe dramatike.
Aktores kryesore që ju besua roli i nënës është pikërisht korçarja Zamira Kita. Artistja tregon fabulën e kësaj vepre që ka brenda saj jo vetëm situata dramatike, konflikte në familje, vendime radikale por edhe një miks emocionesh që tek dhimbja , zhgënjimi, dashuria por edhe nota alegrie.
Për Zamirën ky rol është një nga më të veçantët dhe me më shumë përgjegjësi ndërsa shprehet shumë e lumtur që pati ajo fatin ta luajë në Korçë.

"Vasha Zheleznova, një nga veprat më të rëndësishme dhe më të bukura të Maksim Gorkit të dramaturgjisë jo vetëm ruse por edhe botërore, vjen për hërë të parë në Shqipëri. Është shumë kënaqësi që vihet në teatrin e Korçës, trupa është fantastike. Ne kemi vetëm 2 marrje nga jashtë, Urim Aliaj një djalë i ri dhe Rita Gjekaj aktoren e Shkodrës.
Është një vepër që trajton problemet e familjes, të familjes në te gjithë botën por ne përqëndrohemi në familjen shqiptare, pse jo dhe atë korçare. Janë problematika që e shoqërojnë familjen në ndarjen e pronave, mënyrën si konfliktohen me njëri tjetrin, sesi shkon trashëgimia, si edukohen fëmijët. Gjithashtu trajton dhe problemin e fëmijëve me aftësi ndryshe, ka për shëndetin e tyre dhe të gjitha këto çfarë e detyron të bëjë një nënë.
Pse Vasha merr këto vendime kaq radikale, që përjetohen me dhimbje dhe emocion sepse ajo sheh që fëmijët e saj nuk janë në gjendje për të qeverisur. Ajo i urren dembelët mirëpo me dembelë haset shpesh dhe në familjen dhe shoqërinë e saj. Prandaj dhe merr përsipër që gjithçka ta drejtojë vetë.
Ajo ka vuajtur shumë nga burri, jep detaje nga më të frikshmet dhe kur ai ka bërë shumë poshtërsi dhe do të shkojë në burg, për këtë gjë i kërkon të pijë helm dhe të vdesë e të shpëtojë menjëherë. Më pas gjithë ecuria e saj ka gëzim, alegri, muzikë shumë të bukur ruse dhe emocion të madh.
Jam shumë e kënaqur dhe shumë e lumtur. Për fatin tim të mirë ne nuk kemi aktore tjetër në moshë në Korçë, u mendua që do të isha unë Vasha. Në Shqipëri ka shumë aktore që mund ta luajnë, por është fati im dhe shpresoj të bëj një Vashë të bukur që të pëlqehet nga publiku."
Roli tjetër kryesor është ai i Anës, vajzës së shtëpisë, rol të cilin rregjisori ia ka besuar aktores Paola Kodra. Paola shprehet për Cna Tv se për të ky rol është një sfidë e madhe, ndërsa eksperienca gjatë këtyre muajve në prova ka qenë ndër më të bukurat e më impeniativet.

"Roli im është një rol mjaft i veçantë këtë rradhë, ndryshe nga herët e tjera që jam mësuar me role komike ose role karakteresh. Këtë rradhë jam përballur me një sfidë paksa të madhe sepse është një rol i plotë dhe një nga kryesoret të vajzave.
Gjithashtu eksperienca ka qenë mjaft impeniative sepse edhe rregjisori ka qenë një nga rregjisorët të cilët nuk lëshon pe në asnjë gjë, mjaft kërkues dhe njohës shumë i mirë i teatrit. Besoj se bashkarisht kemi arritur të bëjmë një punë shumë të mirë dhe shpresoj që publiku ta ndjekë dhe ta përqafojë këtë shfaqje pasi mendoj se është shumë aktuale dhe i përfshin të gjitha grupmoshat."
Nga ana tjetër është një nga djemtë e shtëpisë, Semioni, rolin e të cilit e ka marrë aktori Kejdi Gishto. Për Kejdin ky personazh është mjaft i komplikuar si një burrë që drejtohet nga gruaja e tij dhe me cilësi të një personi të shthurur, psikopat dhe të alkoolizuar. Mesazhi që përcjell nëpërmjet këtij personazhi lidhet me të rinjtë të cilët duan të të bëhen të pavarur por kanë nevojë për shtysën nga prindërit.

"Të them të drejtën e kam marrë me shumë pishman për shkak të angazhimeve të mia, mendoja se ishte një mbingarkesë për mua mirëpo me kalimin e ditëve, më pëlqeu shumë si rol e si vepër. Ka qenë pak e lodhshme për mua nga ana fizike por besoj se ja dola deri diku. Roli im është djali i madh i shtëpisë, ai djaloshi që do të ndahet me patjetër nga familja e të vazhdojë jetën e vet edhe pse nuk ja del dot. Është nga këta burrat që drejtohet nga gruaja e vet, i shthurrur, i alkoolizuar, pak psikopat. Mesazhi që përcjell personazhi im është i tillë që rinia ka nevojë të ikë por duhet të ketë shtysë nga të vjetrit për ta bërë këtë gjë."
Blerta Belliu luan rolin e Natalias, asaj femrës ruse që mbart brenga e shqetësime por nuk i shpreh. Ky personazh është shumë komik në këtë dramë dhe kjo gjë e bën më të veçantë si rol. Blerta thotë se shumë vajza do ta gjejnë veten tek ky personazh dhe mund të ndryshojnë perceptimin për jetën e tyre.

"Natalia është një personazh që unë prej 2 muajsh kam filluar të jetoj me të, e dua shumë. Natalia përfaqëson atë femrën ruse por dhe ballkanike e shqiptare që mbart shumë brenga e shqetësime por nuk i thotë dot. Për shkak se ne nuk mund të flasim dot, njerëzit na marrin si të lehta dhe fillojnë ndoshta padashur të lehtësohemi dhe ky lehtësim si personazh, Natalia bëhet shumë komik. Mund ta them që është një personazh në veprën e Gorkit që ka nuanca shumë komike por që thellë thellë ajo mbart dramat e saj të mëdha. Është personazh shumë i bukur ku shumë vajza do ta gjejne veten dhe shpresoj që nëpërmjet personazhit tim, të ndryshojnë perceptimin mbi të përgjithshmen, jetën dhe mbi çdo gjë që ato kanë në jetën e tyre."
Personazhi me një fund dramatik është pikërisht ai i pastrueses së shtepisë, njëkohësisht edhe dashnore e Semionit. Ky personazh është Lipa i luajtur nga aktorja Ilda Pepi, e cila e ka përqafuar mjaft mirë këtë rol pasi ajo është e dashuruar me rolet dramatike.

"Unë kam rolin e shërbëtores së shtëpisë, Lipës, nuk është thjesht shërbëtorja por edhe dashnorja e njërit prej djemve të shtëpisë. Është një nga personazhet më dramatikë të kësaj vepre për shkak të familjes ku jeton ajo dhe për mënyrën sesi ajo është lidhur me Semionin duke qenë se ai ka një lidhje tjetër. Është një nga personazhet që ka edhe një fund dramatik duke u vetëvrarë për lirinë. Ndër rolet që mua më pëlqejnë më shumë janë rolet dramatike dhe vërtet që e kam dashuruar këtë personazh."
Premiera është pritur mjaft mirë nga artdashësit dhe publiku korçar i cili ka mbushur sallën e teatrit Andon Zako Çajupi dhe nëpërmjet duartrokitjeve, kanë përgëzuar aktorët për shfaqjen dhe interpretimin e mrekullueshëm. "Vasha Zheleznova" do të luhet edhe për dy ditë rradhazi në teatrin e Korçës, ku të gjithë do të kenë mundësi të shohin një vepër fantastike të Gorkit dhe të marrin po ashtu mesazhe mjaft kuptimplota për familjen, marrëdhëniet në çift, edukimin e fëmijëve, konfliktet e pronave e shumë të tjera. Situata këto të cilat vijojnë të jenë aktuale në shoqërinë shqiptare./ CNA
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e...
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...