Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Detajet të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për Rexhep Rapin i njohur si “Kep Arapi”.
Kep Arapi dyshohet se ka tentuar të ekzekutojë kundërshtarin e tij Xhevdet Plakun për hakmarrje.
Sipas hetimeve, ish shefi i krimeve, i arrestuar pak kohë më parë nga SPAK, Dedan Gjoni i ka ngritur kurth Xhevdet Plakut, duke informuar Kep Arapin se do ta nxirrte nga dera e pasme e komisariatit të Durrësit, ndëra Kep Arapi bëri gati grupin për ta eleminuar atë.

“Mbas sinjalizimit që shtetasi Dejvi Gjermëni, i ka dhënë personit të quajtur Geri (identifikuar si Algert Rapi), Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerzit e tij për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku”, thuhet në dosje.
Ekzekutimi nuk u krye pasi Dejvi Gjermëni i kërkoi nipit të Kep Arapit të tërhiqeshin pasi Dedan Gjoni i kishte dërguar informacionet në ËhatsApp dhe jo në telefon të enkriptuar.
Më tej ai bënte me dije se Plaku ishte liruar dhe nuk ishte më në komisariatin e Durrësit.
“Çfarë bën ai kështu o burrë, ne nuk e lamë kështu.Thuaj atyre (me kallashnikov) të ikin se ai (Plaku) nuk është më aty në rajon, e kanë liruar”, i është drejtuar Gjermëni Arapit.
Bisedat u përgjuan nga autoritetet holandeze të cilat po hetonin Dejvi Gjermënin për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafik droge.
“Në periudhën nga fillimi i muajit mars 2020 deri në fund të muajit shtatorit 2020, në ambientet e firmës “Alba Cars” sh.p.k, nga shtetasi Dejvi Gjermëni është folur disa here dhe me persona të ndryshëm për një vrasje për të cilën janë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për ta realizuar në verën e vitit 2019 në Shqipëri”, theksohet në dosje.
Dejvi Gjermëni i ka rrëfyer planet e tij për vrasjen e Xhevdet Plakut Toni Dervishit, duke i thënë që ishte Dedan Gjoni i cili do të nxirrte në pritë Xhevdet Plakun.
Ndër të tjera ai flet dhe për një takim mes Dedan Gjonit dhe Kep Arapit në lokalin e këtij të fundit tek Gjiri i Lalzit.
Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.
SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje. Kep Arapi e akuzonte Xhevdet Plakun si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë, Pog...
Policia e Shkodrës ka vënë nën hetim dy inspektorë Sht...
Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg...
Një 50-vjeçar ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital...
Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg...
41-vjeçarja me iniciale B. L. u vetëhelmua me fotoksin...
Dhuna e bandave po përhapet në të gjithë Amerikën Latine. ...
Edhe këtë të premte qytetarët janë ngritur në protestë për...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me rastin e...
Së fundmi në "Tik-Tok" është publikuar një video, në të ci...
Një lajm i hidhur vjen për botën e medias. Gazetari i gaz...
Një vajzë shqiptare, e cila ishte anëtare e një bande ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje nga pl...
Dan Hutra, i njohur ndryshe si vrasësi i grave, ka tentuar...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kthesën e Viroit, n...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Murrash ditën e ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Ramazan Rrajën, nipi ...
Policia në Elbasan ka arrestuar shtetasin E. M., 38 vj...
Zbardhet në kohë rekord një ngjarje në Dibër, ku një 4...
Apeli i GJKKO lë në qeli Behar Bajrin, nën akuzë për d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...