web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Emiliano Ramazanit/ Alibej zbulon komunikimet me Nuredin Dumanin, kush ishte informatori

30 Shtator 2025, 13:27, Kronika CNA

Vrasja e Emiliano Ramazanit/ Alibej zbulon komunikimet me Nuredin Dumanin, kush

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka dëshmuar sërish në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", duke zbuluar detaje nga ekzekutimi i Emiliano Ramazanit.

Alibej ka treguar për bisedën me Nuredin Dumanin, si dhe kush ishte informatori për lëvizjet e Emiliano Ramazanit.

 “Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do të vepronim. Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.

Alibej ka dëshmuar se ishte Xhuliano ai që e informonte për lëvizjet e Ramazanit.

Ai tha se Ramazani rrinte shumë në palestër.

“Ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon. Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC. Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator”, ka dëshmuar Alibej.

Më tej, ai ka treguar se për vrasjen e Ramazanit ka komunikuar me Nuredin Dumanin.

“Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën te rrethi te TEG-u. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët. Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës.”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga