
Dy emrat e njohur të grupeve kriminale në Shqipëri, Naim Zyberi dhe Gaz Muça, fillimisht nuk kishin asnjë përplasje mes njëri-tjetrit, por më pas nisën konfliktet për një grabitje ordinere.
Në periudhën mes viteve 1991-1992, u krijua edhe grupimi i dytë i madh në Tiranë që shtrinte influencën nga stacioni i trenit deri tek ish-restorant "Durrësi" dhe ky grup drejtohej nga Naim Zyberi.
Rreth tij, emrat më të spikatur të grupit ishin vëllezërit Hasa, Keta dhe Franc Konomi. Naim Zyberi ishte me origjinë nga Kukësi.
“Mua nuk më rezulton që Gazmend Muça kishte konflikt me këta. Konflikti i vetëm ishte që Gaz Muça ishte një i fortë në Tiranë dhe këta ia kishin frikën”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.
Grabitja që shkaktoi edhe vrasjet
Në mars të vitit 1992, Taulant Muça i merr me forcë motorin një djali të zonës pranë ish-restorant "Durrësit" në kryeqytet.
Taulant Muça që vodhi motorin ishte vëllai i Gaz Muçës. Episodi kishte si dëshmitar një prej gangsterëve të zonës, Franc Konomin, që ishte krahu i djathtë i Naim Zyberit.
Më pas, Konomi dhunon vëllain e të fortit të “Rrugës Bardhyl” dhe i kërkon që të mos kthehet më aty.
“Ai kishte një vëlla që për hir të së vërtetës herë pas here i thoshte ore ti do ma hash kokën mua… e dinte gjithë lagjja këtë, ai ishte çapkën i hedhur nuk ishte natyra e Gazit”, u shpreh gazetari Roland Qafoku.
Nuk u mësua asnjëherë nëse Taulant Muça i tregoi vëllait të tij, Gazit, për këtë incident, por ky ishte shkaku i një sërë ngjarjesh kriminale.
“Naim Zyberi, Franc Konomi dhe të gjithë personazhet e tjerë e kishin frikë thjesht se ishte i fortë. Ndodhi një incident, historia e famshme e një pëllëmbe ndaj Taulantit dhe fakti është që Taulanti kurrë nuk i tha Gazit që ai më qëlloi me pëllëmbë, por këta kishin frikë se ai do t'ia kishte thënë dhe se ai tani do na bëjë ndonjë gjë ne dhe nga kjo erdhi vrasja”, u shpreh gazetari Roland Qafoku./CNA
Pas krijimit të grupeve kriminale në Tiranë në vitet e par...
Altin Çoku, nën akuzë për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-v...
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar shtetasin Ibrahim Lici...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj foli mbrëmjen e so...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në ...
Një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 31-vje...
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes me thikë në Durrës,...
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në fshatin Rrillë...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës...
Ish-efektivi i RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuva...
Mesditën e së mërkurës është vrarë me thikë një person në ...
Një sherr mes tre personave ka ndodhur në Korçë për mo...
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune i...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në ...
Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacion...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, ...
Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në aksin rrugor...
Ditën e sotme nëna e 27-vjeçares që u vetëvra duke u h...
Nëna e 27-vjeçares, e cila u hodh nga kati i katërt i ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...