web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vihen në pranga tre persona/ Ushtronin prostitucion dhe më pas kanosnin klientët

24 Prill 2025, 10:03, Kronika CNA

Vihen në pranga tre persona/ Ushtronin prostitucion dhe më pas

Policia ka finalizuar operacionin “Last Threat”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga tre persona. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet ka rezultuar se 49-vjeçarja A. H. i ka ofruar një personi favore seksuale kundrejt pagesës dhe më pas e ka kërcënuar këtë person, në bashkëpunim me 40-vjeçarin R. L.

Këta dy persona duke e kanosur i kanë marrë shumën monetare prej 65000 lekësh. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari R. L. i kanoste personat që 49-vjeçarja u ofronte favore, se do t’u publikonte foto intime nëse nuk paguanin shuma parash.

Po ashtu në pranga u vu edhe 21-vjeçari A. H., i cili ndodhej së bashku me 40-vjeçarin në momentin e arrestimit dhe gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

 

Njoftimi i policisë

 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Last Threat".

 

Ushtronte prostitucion dhe më pas, në bashkëpunim me 1 mik të saj, kërcënonte me mjet prerës, klientët, për t’iu marrë shuma të mëdha parash, vihen në pranga 49-vjeçarja dhe bashkëpunëtori i saj 40-vjeçar. Në pranga dhe një shtetas tjetër që shoqërohej me 40-vjeçarin, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje. Sekuestrohet mjeti prerës, në banesën e 49-vjeçares. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last Threat".

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj. Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.

Operacioni ka nisur një javë më parë. Gjatë tij, fillimisht u vu në pranga shtetasja A. H. dhe gjatë ditës së djeshme u vu në pranga shtetasi R. L.. Po gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi në momentin e kapjes së shtetasit R. L., ky shtetas ishte bashkë me të dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që janë kërcënuar nga këta shtetas, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale që kryhej nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ CNA





Lajmet e fundit nga