web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U plagos me thikë nga bashkëmoshatari/ Ndërron jetë 15 vjeçari

4 Dhjetor 2025, 20:23, Kronika CNA


Reanimacioni qendror në Spitalin “Nënë Tereza” ka bërë me dije se 15-vjeçari, E.B, i cili disa ditë më parë mbeti i plagosur me thikë në Durrës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

15-vjeçari kishte marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve. I mituri ka qëndruar prej ditësh në koma, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

M. K., 14 vjeç është arrestuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ CNA

 





Lajmet e fundit nga