web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditëse në Florida/ I riu shqiptar vret gruan dhe rrëmben vajzën

30 Janar 2024, 10:42, Kronika CNA

Tronditëse në Florida/ I riu shqiptar vret gruan dhe rrëmben

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shqiptari Renato Muhaj, 34 vjeç, ka vrarë gruan e tij Suela Saliaj, 32 vjeçe.

Pas ngjarjes së rëndë shqiptari rrëmbeu vajzën e tij, 8 vjeçe.

Incidenti ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u njoftua për ngjarjen e rëndë. 

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë në lidhje me vrasjen.

Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit. Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun të kryente krimin e rëndë. Autori është arrestuar nga policia./CNA 

 





Lajmet e fundit nga