Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë
Parandalohet një tjetër ngjarje e rëndë kriminale në Tiran...

Arrestohet në Republikën e Koresë 50-vjeçari, Ervin Shahini, i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale kundër personit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet si rezultat i shkëmbimit ndërkombëtar të inteligjencës policore, operacioni i koduar “Suporti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm.
Kapet në Republikën e Koresë dhe vihet në pranga një 50-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm, për vepra të rënda penale kundër personit.
Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:
Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.
Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
- më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
- më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
- më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
- më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;
Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.
Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.
Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.
Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.CNA
Parandalohet një tjetër ngjarje e rëndë kriminale në Tiran...
Një tjetër ngjarje është parandaluar në Vaun e Dejës. Poli...
Policia ka arrestuar në Lezhë shtetasin I. Gj., 45 vje...
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Tiranë,...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka ndodhur n...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale J...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga plagosja me arm...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme...
Një aksident është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ...
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës...
Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Klos, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkod...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, pasi punonj...
Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar me inici...
Policia në Rinas ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili mb...
Një banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndod...
GJKKO ka dënuar me 127 vite burg 5 të akuzuarit për vrasje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...