web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pranga 28-vjeçarit/ Vodhi dy magazina duke u thyer xhamat dhe tentoi të vidhte sërish

5 Nëntor 2025, 14:42, Kronika CNA

Pranga 28-vjeçarit/ Vodhi dy magazina duke u thyer xhamat dhe tentoi

Policia e Durrësit ka zbardhur një vjedhje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 5.

Si rezultat u vu në pranga një 28-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit të djeshëm theu me sëpatë dyert e 2 magazinave dhe vodhi materiale ndërtimi.

Materiale të cilat arrinin në vlerën 150 mijë lekë.

I riu u arrestua në flagrancë pasi mëngjesin e sotëm po tentonte të vidhte sërish në të njëjtën magazinë ku vodhi dje.

 

Njoftimi i policisë

 

Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari.

Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë.

Sekuestrohet mjeti prerës.

Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në magazinat e tyre, në lagjen nr. 5 (në të cilat shiteshin materiale ndërtimi), ishte vjedhur me thyerje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan vënien në pranga të autorit të këtyre rasteve, shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ai u kap në flagrancë, me mjet prerës (sëpatë) në dorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të hyrë me qëllim vjedhjen, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga