web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizte me pistoletë automatike dhe fishekë/ Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

4 Nëntor 2025, 11:26, Kronika CNA


Një 33-vjeçar u kap dhe arrestua në flagrancë në qytetin e Lushnjës, pasi lëvizte me armë zjarri me vete dhe 11 fishekë.

Arrestimi u krye në finalizim të operacionit policor të koduar “Operacionalja 72”.

Shtetasi E. Ç. u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi:

Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga